Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kate Moss: Dëshiroj një fëmijë të dytë
English

Kate Moss: Dëshiroj një fëmijë të dytë

E premte, 4 shkurt 2011, NOA- E konsideruar si supermodele, Kate Moss nuk ka frikë të humbë linjat madje deklaron se dëshiron të ketë një fëmijë të dytë.

Moss, aktualisht e ka një vajzë shtatëvjeçare Lila, nga një lidhje e shkurtër që ka patur në të shkuarën.

“Jamie dhe Kate janë të hutuar për momentin. Tash ata i kanë dhënë premtimin njëri-tjetrit, hapi i ardhshëm është familja. Jamie ka qenë i shkëlqyeshëm me vajzën e Kate, Lila, gjë që e ka bërë atë të ndjehet se mund të lindë edhe një fëmijë tjetër”, ka thënë burimi pranë modeles për gazetën “The Sun”.

Sipas kësaj të përditshmeje, supermodelja dëshiron të ketë edhe një foshnjë me të dashurin e saj Jamie Hince, me të cilin thuhet se është fejuar së fundi.

a.y/NOA

KOMENTE