English

Moggi: Juventus përsëri gabim

E premte, 4 shkurt 2011, NOA- Luciano Moggi ka shprehur sërish zhgënjim ndaj lojës së Juventus.

“Unë pikëllohem kur komentoj për Juventusin, pasi nuk pajtohem me mënyrën e zgjedhjes së transferimeve gjatë afatit kalimtar dimëror. Emrat që sollën reflektojnë nivelin e Bianconerëve, pasi ata janë ekip i mirë në mes të tabelës”, ka shkruar Moggi në kolumnën e tij Tuttomercatoëeb.

Më tej ai ka thënë se, “Ata nuk mund të bëhen liderë, ashtu sikurse lojtarët që nuk mund të pretendojnë të jenë kampionë. Njerëzit si Andrea Barzagli dhe Alessandro Matri nuk janë lojtarë të këqinjë, por ata nuk janë kampionë. Jam befasuar edhe nga komentet e Del Nerit pas humbjes nga Palermo. Ai foli për gabimet e gjyqtarit dhe nuk ishte në gjendje ta sqarojë debaklin tekniko-taktik të tij që tymosi ekranet”.

Sipas tij Juventusi ëshët drejt fundosjes me rrugën që ka nisur.

a.y/NOA

KOMENTE