English

Nisin grumbullimet e demonstruese në qytete

Tiranë, 4 shkurt, NOA – Në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Lezhë ka nisur grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në demonstratën e opozitës kundër qeverisë. Në akset rrugore të përcaktuara nga organizatorët e demonstratës pritet të nisë demonstrata marshim. Në qytetin e Tiranës grumbullimi i njerëzve ka nisur në akset hyrëse të qytetit. Janë kryesisht qytetarët që kanë ardhur nga periferia e Tiranë dhe qytete të tjera që do të marrin pjesë në demonstratë.

Po ashtu në Vlorë kanë mburritu autobusët me demonstrues nga Fieri dhe qytetet e tjera. Në Korçë raportohet se kanë mbërritur autobusët nga Elbasani, ku sipas korrespodentit të Agjencisë NOA pritet të jenë rreth 2000 persona.

Edhe në Lezhë janë marrë të njëjtat masa për të patur një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve. Drejtuesit e demonstratave në të gjitha qytetet janë deputetët e qarqeve përkatës. Ndërkohë që policia ka marrë masat për të shmangur bllokimin e trafikut.

a.k/NOA

KOMENTE