Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në pikën e gazit, 1 i vdekur, një tjetër në luftë me jetën
English

Aksident në pikën e gazit, 1 i vdekur, një tjetër në luftë me jetën

Fier, 6 shkurt 2011, NOA- Pasditen e sotme vetëm pak çaste më parë një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen se pasojë e një aksidenti në punë.

Aksidenti ka ndodhur në një pikë shpërndarje gazi dhe viktima është identifikuar si Dule Alliu, i cili ishte punonjës aty.

Por nuk ka shpëtuar pa pasoja as pronari i pikës së gazit, i cili gjithashtu është plagosur dhe është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.

Sipas të dhënave paraprake i plagosuri mësohet se mban inicialet S.R.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në fshatin e njohur me emrin Mbrostar në hyrje të Fierit.

Menjëherë sapo ka sinjalizuar rastin, policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dhe sqaruar ngjarjen në fjalë.

Sipas policisë aksidenti nuk ka ardhur si rrjedhojë e shpërthimit të ndonjë bombole gazi, por ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.

a.y/NOA

KOMENTE