Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentati në Tiranë, Gjeloshi, jashtë rrezikut për jetën
English

Atentati në Tiranë, Gjeloshi, jashtë rrezikut për jetën

Tiranë, 6 shkurt, NOA - Filip Gjeloshi, personi që u plagos mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Korda” ka arritur t’i shpëtojë vdekjes. Mjekët e Spitalit Ushtarak kanë deklaruar se 37-vjeçari është i plagosur në krah me armë zjarri dhe aktualisht nuk ka rrezik për komplikimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Gjeloshi u qëllua me armë teksa ishte në drejtimin e automjetit të tij mbrëmjen e djeshme. Nga dinamika e atentatit duket se personat e paidentifikuar e kanë ndjekur Gjeloshin pas disa metra dhe kanë tentuar ta godasin në mënyrë fatale. Policia e Tiranës, e cila nisi hetimet për ngjarjen deklaroi se dyshohet të jetë një krim hakmarrës.

Filip Gjeloshi ka një CV të pasur me vepra penale. Ai rezulton të jetë dënuar disa herë për krime si vrasje, në vitin 1995 dhe plagosje apo tentative vrasjeje. Ndërsa kjo është plagosja e dytë për të, pasi më parë është plagosur në ambientet e burgut 302 nga banda e Gaxhait, për shkak të miqësisë që kishte me hasmin e këtij, Zani Çaushi.

Ai është arrestuar 5 vite më parë në Lekbibaj të Tropojës nga frocat RENEA dhe më vonë u lirua nga gjykata.

a.k/NOA

KOMENTE