Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garda flet për urdhrat e “21 Janarit”
English

Garda flet për urdhrat e “21 Janarit”

Tiranë, 6 Shkurt 2011 NOA – Garda e Republikës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me urdhrat e datës 21 janar kur demonstrata e opozitës u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

”Në Gardën e Republikës nuk ka ekzistuar kurrë asnjë server radio-ndërlidhjeje dhe aq më pak të jetë zhdukur një i tillë apo t’i fshihet organeve të hetimit”, thotë Garda në një deklaratë të posaçme nisur nga publikimet e sotme në media të shkruara, mbi të ashtuquajturat ‘zhdukje të serverëve të radio-ndërlidhjes së Gardës së Republikës’ apo “fshehje të urdhrave”.

Për Gardën, “këto pretendime janë spekulime dhe gënjeshtra të pastra të servirura me qëllim për të keqinformuar publikun”.

Garda thotë se të gjitha komunikimet në rrjetin e radio-ndërlidhjes janë të evidentuara me shkrim nga Qendra e Drejtimit të Gardës.

“Ato kanë qenë dhe janë në dispozicion të hetimit dhe organeve përkatëse sa herë të kërkohen nga ato”, - siguron Garda.

Nga ana tjetër, Garda e Republikës thotë se ka patur një bashkëpunim konstant që nga data 21 janar 2011 e në vazhdim me institucionet përkatëse të hetimit për t’iu vënë në dispozicion të gjitha materialet që janë kërkuar, konform rregullave ligjore në fuqi.

”Me këtë rast sigurojmë qytetarët shqiptarë dhe opinionin publik se, Garda e Republikës ka bashkëpunuar e po bashkëpunon pa asnjë rezervë dhe me gatishmërinë maksimale me të gjitha institucionet përkatëse për një hetim të plotë e të gjithanshëm për ngjarjet e 21 Janarit”, - përfundon deklarata e Gardës së Republikës.

e.t/NOA

KOMENTE