English

Humb kontrollin e motoçikletës, vdes 24-vjeçari

Lushnje, 6 shkurt 2011, NOA- Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme, këtë herë në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Në vendin e quajtur Fier-Shegan të rrethit Lushnje, Nertil Plakalliu, 24 vjeç, banues në Fshatin Barbullinjë të Lushnjes, duke drejtuar mjetin motoçiklet tip “Honda”, me targë LU 201 A, për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin mbi mjetin duke goditur nga mbrapa mjetin kamioçinë tip “Ford” me targë LU 9430 B i cili ka qenë i parkuar në shesh pushim.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i motoçikletës i cili ndërroi jetë një orë pas mbërritjes në spital.

a.y/NOA

KOMENTE