Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin trupi i Aleks Nikaj, priten homazhet
English

Mbërrin trupi i Aleks Nikaj, priten homazhet

Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA – Sapo është ulur në aeroportin e Rinasit rreth orës 14.00 avioni i ardhur nga Turqia që mban në bordin e tij trupin e pajetë të Aleks Nikaj, demonstruesit të katërt të qëlluar me armë zjarri në demonstratën e 21 janarit, që e çon në katër numrin e viktimave të 21 janarit. Dhjetëra familjarë të viktimës, qytetarë dhe krerë të opozitës kanë ardhur në aeroport për të pritur trupin e pajetë të 35-vjeçarit nga Lezha, i cili u dërgua në 29 janar në Turqi për të kryer një ndërhyrje të specializuar në kokë, për shkak të plumbit që i përshkoi kokën në të shtënat me armë në 21 janar, që i shkaktuan një vdekje klinike, nga e cila edhe pas përmirësimit në Turqi nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.

Tashmë familjarët, motrat e tij, po përgatiten të takojnë të pajetë vëllanë e tyre, ndërkohë që edhe arkmorti ku do të mbahet trupi i Nikaj është gati në aeroport.

Kortezhi i homazheve do ta nderojë për disa minuta Aleks Nikaj, më pas trupi i tij do të dërgohet për në vendlindje në Lezhë, ku nesër të afërmit do t’i bëjnë të tëra ritet për ta çuar më pas në banesën e fundit.

Aleks Nikaj u plagos rëndë në demonstratën e 21 janarit me një plumb në kokë.

Ai ndërroi jetë dje në spitalin Bakërkëj të Stambollit në Turqi.

Avioni me trupin e Aleks Nikaj pritej të vinte në orën 13.15, porse për shkak të procedurave ai u vonua për plot 45 minuta.

Bashkë me familjarë e qytetarë që kanë mbushur zonën në hyrje të aeroportit ndodhen edhe krerë të opozitës, mes tyre lidershipi i Partisë Socialiste, Edi Rama.

mit/NOA

KOMENTE