Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Rama s’do zgjedhje, që të kontrollojë bizneset në Tiranë
English

Meta: Rama s’do zgjedhje, që të kontrollojë bizneset në Tiranë

Pogradec, 6 shkurt 2011, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi sot se qëndrimet e kryetarit të PS-së, Edi Rama për mos pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore janë të përsëritura.

Në një takim të zhvilluar me drejtues të strukturave dhe elektoratin e LSI-së në Pogradec, Meta shtoi se kreu i PS-së po përpiqet të krijojë precedent të papranueshëm për zgjedhjet në vend. “Ne nuk do të zmbrapsemi përballë qëndrimeve të përsëritura të kreut të PS-së për zgjedhjet vendore. Edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2007, kreu i PS-së nuk pranonte të hynte në zgjedhje, sepse i trembej votës së qytetarëve”, tha Meta në takimin me elektoratin e qytetit të Pogradecit.

Kreu i LSI-së ka akuzuar kreun e PS-së se me këtë manovër politike kërkon të shtyjnë mandatin në krye të Bashkisë së Tiranës, gjë që sipas tij është në kundërshtim me ligjin. Ai theksoi se kreu i PS-së kërkon që më anë të bashkisë së mbajë nën kontroll bizneset dhe grupin e biznesmenëve që janë deputetë në Partisë Socialiste.

“Rama kërkon shtyrjen e zgjedhjeve vendore për të mbajtur nën kontroll bizneset dhe ndërtuesit dhe për të mbajtur nën kontroll biznesmenët deputet të partisë Socialiste”, tha Meta në fjalën e tij.

Gjatë takimit kreu i LSI-së u ndal edhe në përgatitjet që po bëhen nga kjo parti për zgjedhjet vendore. Ai kërkoi nga strukturat e LSI-së që të zgjedhin kandidatët që janë më të përshtatshëm dhe më gjithëpërfshirës për komunitetin.

Ndër të tjera, Meta shtoi se rëndësi duhet t’u kushtohet jo vetëm kandidatëve për njësitë vendore, por edhe anëtarëve të Këshillave Bashkiak. Meta tha se programi i LSI-së duhet të mishërohet qartë në këto zgjedhjeve vendore, duke pasqyruar realitetet e secilës njësi vendore. Në këtë kontekst, Meta u shpreh se LSI-ja ka prioritet të saj marrjen e një rezultati së më Pozitiv në Pogradec. “LSI-ja është gati për tetë majin dhe Pogradeci është prioriteti ynë”, tha sot kreu i LSI-së.

a.k/NOA

KOMENTE