Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Burgaj Drejtori “kukull” nuk mbulon dot vrasësit e 21 janarit me pseudopuçe
English

PS: Burgaj Drejtori “kukull” nuk mbulon dot vrasësit e 21 janarit me pseudopuçe

Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA – Selia rozë e akuzoi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj si një vartës të bindur të drejtuesve të operacionit kriminal të 21 janarit ku mbetën të vrarë tre demonstrues, ndërsa i plagosur i katër i kësaj demonstrate vdiq vetëm dje pas dyluftimit me vdekjen për plot dy javë. Duke iu referuar dëshmisë së djeshme në Komisionin hetimor parlamentar për 21 janarin, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Lutaj theksoi në një konferencë për shtyp se “Hysni Burgaj raportoi përpara manekinëve të Saliut në “Komisionin Hetimor Parlamentar”, të pavërteta tronditëse që nuk cënojnë vetëm statusin e drejtuesit të Policisë të një shteti anëtar të NATO-s, por liritë e çdo qytetari të një vendi demokratik në mes të Europës”.

“Nuk mund të ndodhte ndryshe. Ky vartës i bindur i drejtuesve të operacionit kriminal të 21 janarit, Sali Berisha e Lulzim Basha, do të mbronte në mënyrë fanatike gënjeshtrat dhe përkufizimet e palogjikshme të Sali Berishës e Lulzim Bashës, se protestues të pajisur me “çadra pistoletë”, “thika me helm” dhe “gurë të gjetur në bulevard”, organizuan “grushtin e shtetit” dhe tentuan të marrin me dhunë Pushtetin në Shqipëri”, akuzoi deputeti Lutaj, Drejtorin e Policisë së Shtetit.

Lutaj e akuzoi Burgajn se dha një deklaratë miope dhe qesharake kur theksoi se administronte qysh para demonstratës informacione që bënin fjalë për sulm kundër kryeministrisë, kundër godinës së LSI-së, hapje të burgjeve bile dhe sulm ne banesën e kryeministrit.

“Drejtori kukull, që drejton sot Policinë e Shtetit, nën influencat politike të Sali Berishës e Lulzim Bashës dhe që deponon paturpësisht përpara “Komisionit Hetimor”, se demonstruesit para Kryeministrisë nisën goditjen e forcave të rendit, nuk thotë asnjë fjalë se kush e dha urdhrin që të derdhet në mënyrë të papërgjegjshme gazi lotsjellës mbi demonstruesit paqësorë e të pa mbrojtur, shumë nga të cilët nuk kishin mbërritur ende përpara Kryeministrisë”, tha deputeti socialist.

Madje Lutaj akuzoi drejtorin Burgaj se “Nxjerrja e makinës së ujit pa asnjë shoqërues, dëmtimi i forcave të policisë nga gazi lotsjellës, hapja e pjesës ballore të kryeministrisë, duke e lënë pa asnjë forcë policore, dhuna e shfrenuar ndaj kujtdo që kapej ne rrugë, lokale apo dyqane – pa dalluar e pyetur nga vinin - është shembulli më i shëmtuar që Burgaj shërben në verbëri të plotë ndaj urdhërave të Bashës dhe Berishës”.

Partia Socialiste e akuzoi rishtas Drejtorin e Policisë së Shtetit se është një polic me post të lartë dhe me nivel të ulët, duke i bërë me dije se edhe grumbullimi i personave me precedentë penal në 21 janar është një mashtrim i turpshëm, i konfirmuar sikundër tha Lutaj edhe nga verifikimi i mbi 130 personave të ndaluar e keqtrajtuar barbarisht nga ku, askush nuk është konstatuar dhe evidentuar si i tillë.

Ai i bëri thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj se keqpërdorimi i tij nga drejtuesit e vrasjeve të 21 janarit nuk mund të mbulohet me pseudopuçe.

“I themi këtij ushtari nën urdhra, se keqpërdorimi që i kanë bërë atij, drejtuesit e operacionit vrastar të 21 janarit, Lulzim Basha e Sali Berisha, nuk ka asnjë shpresë për tu mbuluar me pseudopuçe. Autorët e vrasjeve makabre të 4 qytetarëve të pafajshëm, plagosja me armë zjarri e dhjetëra të tjerëve në mes të bulevardit “Dëshmoret e Kombit” si dhe autorët e dhunës barbare ushtruar në komisariatet e policisë do të vihen domosdoshmërisht përpara drejtësisë”, përfundoi deklaratën e tij deputeti i PS-së Pirro Lutaj.

mit/NOA

KOMENTE