Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i PD: Kemi një kryemik në zgjedhjet e 8 majit, SHBA
English

Shefi i PD: Kemi një kryemik në zgjedhjet e 8 majit, SHBA

Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA, Update – Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, e mbledhur pas më pak se dy vitesh që prej zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, pikërisht për të shpallur sot nisjen e punës për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Në fjalën e tij drejtuar Këshillit Kombëtar, lideri i PD-së deklaroi se “Ne nisim sot punën për përgatitjen e zgjedhjeve më të lira dhe më të ndershme që janë kryer ndonjëherë”.

Ai e cilësoi Partinë Demokratike themeluese dhe mbrojtëse të votës së lirë të shqiptarëve.

“Sot, 20 vjet pas themelimit, ne jemi sërish në pushtet, si asnjë forcë tjetër në Europën ish-komuniste. Sot, 20 vjet pas themelimit, ne qëndrojmë më të fuqishëm se 20 vjet më parë, sepse ne në këto 20 vite, besuam më shumë se çdo gjë tjetër në vullnetin e lirë të shqiptarëve, sepse ne këto 20 vite mbrojtëm më shumë se çdo gjë tjetër në qeveri apo opozitë, të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë, sepse ne, këto 20 vite u bëmë avoketër të pamposhtur të vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë. Gjithçka që ne kemi arritur, dhe kemi arritur sa askush tjetër në transformimin e një vendi, ne e kemi realizuar këtë, sepse ne jemi burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, që i besojnë votës së lirë dhe i qëndrojnë asaj”, tha shefi i mazhorancës qeverisëse.

Kryetari i PD-së, njëherësh Kryeministri Berisha bëri thirrje për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 8 majit dhe më pas dorëzimin e tyre në organin qendror të partisë.

Ai shprehu besimin se e tërë anëtarësia e PD-së, mbështetësit dhe simpatizantët e saj, do të përzgjedhin kandidaturat më të mira për kryetar të bashkive dhe komunave, me një program të qartë për zhvillimin e vendit dhe me një koalicion të konsoliduar.

Ai theksoi se PD shkon e sigur në fitoren e zgjedhjeve vendore.

“Duhet të merret mendim sa më i gjerë, të zgjedhim njerëzit më të besueshëm, më të zotë, njerëzit tek të cilët qytetarët kanë besim të madh në aftësitë e tyre drejtuese, në aftësitë e tyre menaxhuese. Ne shkojmë të sigurt drejt një fitoreje të thellë, drejt Shqipërisë blu, sepse ne në kontrast me flakët e puçit do tu paraqesim lagjeve, blloqeve, qyteteve, fshatrave të këtij vendi, alternativën më të shkëlqyer, më transformuese për qeveritarët e tyre vendorë”, nënvizoi shefi i PD-së.

Kryeministri Berisha shprehu sigurinë e tij për votën e lirë të 8 majit që do të shënojnë sikundër tha ai me zgjedhje të ndershme fitoren e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj.

“Ne, shkojmë në zgjedhjet e 8 Majit, me një vendosmëri të plotë për tu dhënë shqiptarëve, të gjitha mundësitë që të shprehin vullnetin e tyre, njëlloj si qytetarët europianë. Vota e lirë, është faktuar si promotori i vërtetë përcaktues i të gjitha arritjeve tona. Votuam të lirë në zgjedhjet e qershorit 2009, ndaj dhe Shqipëria, realizoi arritjen madhore historike, atë të heqjes së vizave. Dëshmuam në mënyrë të kristaltë në 2007, se qeveria e Partisë Demokratike dhe e koalicionit të saj, ishte fund e krye e përcaktuar për vullnetin e lirë të shqiptarëve dhe kjo bëri që pavarësisht atyre që organizuan puçin e 21 Janarit në dimrin e 2007”, tha kryeministri Berisha.

Ai bëri me dije se qëndrimi për zgjedhjet e 8 majit bëri pluhur ëndrrën puçiste të 21 janarit.

“Pra ky është qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të 8 Majit, por dua tu garantoj juve se ishte vota e lirë dhe vetëm vota e lirë ajo që bëri pluhur ëndrrën puçiste, të kreut të Partisë Socialiste dhe një grupi puçistësh rreth tij, që kishin parë ëndrrat e mandateve, duke rrënuar fitoren legjitime të kësaj mazhorance, duke përmbysur këtë mazhorancë”, sqaroi zoti Berisha.

Kryeministri Berisha u shpreh se opozita po përpiqet të bllokojë procesin elektoral, edhe pse ndërkombëtarët kanë shprehur besim të plotë për këtë proces.

“U shpreh besim i plotë për këtë proces, sërish ekziston besim i plotë dhe dua tu informoj ju dhe qytetarët shqiptare, se çdo ditë, shokët dhe shoqet e bulevardit, kështu po i quaj, po bëjnë gjithçka për të bllokuar këtë proces. Pse e bënë këtë, sepse kanë tmerr dhe frikë nga vetja e tyre, kanë tmerr dhe frikë nga vepra e tyre, kjo është e vërteta, por ata që përpiqen të bllokojnë një proces për të cilin kërkon çdo shqiptarë dhe e kërkojnë të gjithë miqtë e Shqipërisë, partnerët e saj, ata vetëm sa provojnë se cili ka qenë rroli i tyre me 21 Janar, por nuk do të mund ta ndalojnë”, tha Kryetari i Partisë Demokratike.

Sipas tij në këtë proces dhe në këto zhvillime, preokupimi për Shqipërinë ka qenë botëror pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe ka një vend kryemik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju garantoj se nuk kam ndihmuar aspak, dhe nuk janë nisur kurrë të ndihmojnë pavarësisht qeverinë, ndonëse e kanë shprehur qartë si kristali se ti je partneri ynë, miku i këtij vendi dhe që ne mbështesim të gjithë përpjekjet tuaja për reformat dhe çdo gjë tjetër, por angazhimi i tyre ka qenë i plotë për të ndihmuar një popull mik për të ndihmuar një shoqëri të lirë”, tha më tej kryeministri Berisha.

mit/NOA

KOMENTE