Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Shefqet Krasniqi, imam politik
English

Vetëvendosje: Shefqet Krasniqi, imam politik

Prishtinë, 6 shkurt, NOA - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës. Reagimi ka ardhur pasi që Shefqet Krasniqi, në cilësinë e ligjëruesit islam, duke përzier fenë me politikën, ka folur ashpër kundër Vetëvendosjes të Albin Kurtit, duke e quajtur atë enveriste dhe duke thënë se myslimanët që votuan për të, bënë një mëkat të madh.

“Vetëvendosja është një lëvizje enveriste dhe myslimanët duhet me qenë larg saj. Është mëkat me ia dhanë votën Vetëvendosjes, por ne nuk kemi punuar për ta sqaruar mendimin e islamit për Vetëvendosjen, sepse nuk ka pasur kohë. Vetëvendosjes, është haram, është mëkat me ia dhanë votën. Kaq”, ka thënë Krasniqi.

Ndaj këtyre deklaratave publike ka reaguar aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili imamin Shefqet Krasniqi e ka quajtur hoxhë të shitur. “Nuk ia vlen të merremi me të, ai është një hoxhë i shitur, hoxhë politik”, ka thënë Konjufca për Express.

Sipas Konjufcws, nuk është hera e parë që imami i Xhamisë së Madhe bën këso deklaratash, duke ofenduar parti të caktuara politike. “Ai edhe më herët ka dalë publikisht, duke bërë thirrje që të votohen parti të caktuara politike”.

Imami Krasniqi ka thënë se nuk sheh jetë të gjatë për Lëvizjen e Albin Kurtit, sepse votat këtë herë kanë qenë euforike dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund të fitojë shumë. Atij i ka ardhur keq që partia e biznesmenit kosovar, Behgjet Pacolli, AKR, nuk ka mundur të marrë më shumë vota në zgjedhjet e fundit. Askush nga Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Krasniqit, e as të merret me to.

NOA

KOMENTE