English

Grindje në një bar, arrestohet LaBeouf

SHBA, 8 Shkurt NOA - Shia LaBeouf është arrestuar dhe pse për vetëm pak kohë, ku kjo pasi ai u përfshi në një përleshje në një bar, “ Mad Bull’s Tavern”, në Sherman Oaks. Incidenti ndodhi të premten në mbrëmje dhe me sa kanë treguar vetë dëshmitarët e ngjarjes, aktori i “Wall Street 2” së bashku me një klient tjetër patën një diskutim të degjeneruar në mënyrë të papritur. LaBeouf ka marrë një grusht në fytyrë pasi doli jashtë lokalit ku ndodhej. Autoritetet nuk është se u lajmëruan në atë moment, por ishte një patrullë që i arrestoi të dy.

r.b/NOA

KOMENTE