English

Kryetarja e Kuvendit sulmon Presidentin

Tiranë, 8 shkurt, NOA Update – “Nuk e kishte parë kreu i shtetit ushtrimin e dhunës ndaj Kryeministrisë? Sulmin 5-orësh me tym dhe flakë ndaj institucionit që përbën themelin e shtetit, qeverinë? Nuk kishte dëgjuar se shteti po sulmohej në themelin e tij? Kush ia lidhi gjuhën kreut të shtetit të mos fliste dhe kush ia mbylli veshët të mos dëgjonte?”

Këto janë frazat e përdorura nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli në lidhje me reagimin e kreut të shtetit, Bamir Topi ndaj ngjarjes së 21 Janarit.

Duke e lexuar fjalë për fjalë atë, ajo tha se si ka mundësi që në deklaratën përkatëse, nuk përmendet fjala “dhunë”.

E duke vijuar më pas për rolin e institucionit të Prokurorisë në gjithë këtë që ndodhi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se ajo mbajti të njëjtin qëndrim ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE