Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shtet ku gjysma e popullit janë të huaj
English

Një shtet ku gjysma e popullit janë të huaj

Për herë të parë në historinë e Bahreinit, mbretëri e vogël e Gjirit Persik, numri i rezidentëve të huaj në vitin 2010 e kaloi gjysmën e popullsisë prej 1,234 milionë banorë, me 54 për qind të huaj, njoftoi Zyra e Statistikave.

Duke cituar një regjistrim të kryer në prill të vitit 2010, Zyra e Statistikave saktëson në faqen e saj të internetit se popullsia autoktone numëronte 568 399 persona ose 46 për qind të numrit të banorëve, ndaj 666 172 rezidentësh të huaj (54 për qind), shumica aziatikë.

Në vitin 2010, numri i aziatikëve ishte në 562.040 persona, ose 84,3 për qind të rezidentëve të huaj dhe 45,5 për qind të popullsisë totale.

Sipas një regjistrimi të vitit 2001, Bahrein kishte 650 604 banorë, nga të cilët 405 667 vendas, ose 62,3 për qind e popullsisë.

Në vitin 2007, popullsia ishte 1,046,814 banorë pothuaj njësoj mes 529 446 vendas dhe 517 368 rezidentë të huaj. Bahrein është një mbretëri e vogël në Gjirin Persik me shumicë shiite, e drejtuar nga një dinasti sunite.

Opozita shiite akuzon pushtetin se po natyralizon të huajt për të ndryshuar ndarjen fetare të popullsisë lokale.

KOMENTE