English

Prifti: Hetimet e skandalit janë marrë seriozisht

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA – Dy orë e gjysmë pas hyrjes në Prokurorinë e Përgjithshme ku ishte thirrur për t’u pyetur lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti, e kryer nga ish-Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti në mjediset e zyrës së tij, ish-Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti sapo ka dalë nga dyert e Prokurorisë deklaroi se hetimet e Prokurorisë për çështjen në fjalë janë marrë seriozisht nga organi kryesor i akuzës në vend. Prifti në një prononcim të shkurtër për mediat tha se ai ishte në dispozicion të plotë të prokurorëve që nënkupton se ai është përgjigjur qartë për të gjitha pyetjet e prokurorëve që hetojnë skandalin e denoncuar përmes videos së përgjuar Meta-Prifti, e realizuar nga ky i fundit.

“Kam sqaruar edhe lidhur me dëshminë që kam dhënë në Prokurorinë e Tiranës”, theksoi Dritan Prifti, i cili shprehu bindjen “hetimet janë marrë seriozisht dhe sipas tij do të zbatohet ligji lidhur me hetimin në fjalë.

[media id=94 width=620 height=440]

Prifti informoi se “prokurorët nuk kishin asnjë dyshim për videon, duke theksuar se ekspertiza e tyre kishte vlerësuar se videoja ishte origjinale dhe e paprekur apo e montuar”, ndërkohë që protagonisti i akuzuar në video ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta akuzon se videoja është e montuar dhe një shantazh i shëmtuar.

Dritan Prifti shprehu edhe njëherë besimin ndaj prokurorëve duke shprehur gatishmërinë e tij për të dëshmuar rreth çdo lloj pyetjeje për këtë hetim.

Prifti bëri me dije se edhe ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta ishte paraqitur sot në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë disa sqarime para prokurorëve të çështjes, duke sqaruar se Meta nuk kishte dashur praninë e mediave.

Ish-Ministri i Ekonomisë, protagonisti i skandalit të videos së përgjuar Meta-Prifti, i cili pasoi me dorëheqjen e Ilir Metës nga postet e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, deklaroi sakaq se “Unë kam një marrëveshje me prokurorët, dhe sekretet hetimore nuk duhet të preken, pasi ato duhet të vijojnë të pavarura dhe të pacenuara nga politika”.

“Ai tha se ka konfirmuar dëshmitë e mëparshme në Prokurorinë e Tiranës dhe se është përgjigjur edhe për pyetje të reja të prokurorëve, që i referoheshin sipas Priftit, pyetjeve të dala nga dëshmia e Ilir Metës”, nënvizoi Prifti.

Kjo është hera e tretë që ish-deputeti i LSI-së Dritan Prifti thirret në prokurori për të dëshmuar për videon-përgjimin Meta-Prifti, por e para në Prokurorinë e Përgjithshme një seancë pyetjesh që sot zgjati plot 150 minuta.

Kjo seancë vjen një ditë pasi Dritan Prifti u dëgjua lidhur me video-përgjimin në tryezën e Opozitës së Bashkuar, gjatë mbledhjes së të cilës ai vendosi të bëhet pjesë e opozitës dhe më tej të hyjë në radhët e Partisë Socialiste në ditët e ardhshme.

mit/NOA

KOMENTE