Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Meta-Berisha, koalicioni i Video-turpit
English

PS: Meta-Berisha, koalicioni i Video-turpit

Tiranë, 8 shkurt, NOA - “A e shihni shqiptarë koalicionin e Video-turpit? A e dëgjoni zëvendësin e Saliut sesi do të vazhdojë të vjedhë bashkë me Saliun duke thënë përditë rrena më të mëdha?”.

Ky ka qenë reagimi i selisë rozë, përmes Megi Ajtyresas, pas deklaratave të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mbi atë që ai e quajti montim të videos së tij me ish-ministrin Prifti.

“A është me të vërtetë kjo qeveria që meriton ky popull? Kurrë një shqiptar që ka respekt për veten e që do vendin e vet s’mund të pranojë se ky pushtet hajnish, vrasjesh e rrenash është qeveria që meriton. Shqipëria meriton shumë më shumë”, tha Aytresa.

Duke shtuar se opozita do të vazhdojë protestat për çdo shqiptar të gënjyer, të vjedhur, të vrarë pafajësish.

“Për një Shqipëri që qeveriset nga ata që zgjedh. Për një vend ku qeveria varet prej popullit jo populli prej qeverisë”, përfundoi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE