Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkrimtarët shqiptarë në Greqi, aktivitet për Vaso Pashën
English

Shkrimtarët shqiptarë në Greqi, aktivitet për Vaso Pashën

Athinë, 8 shkurt, NOA – Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Greqi, “Liter Art”, organizoi në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Greqisë një aktivitet kulturor me temë “Poezitë e poetit të grek, me origjine arumune, Riga Fereu Velestin dhe poetit shqiptar Vaso Pasha”.

Nga ana e tij, ambasadori Dashnor Dervishi, vlerësoi organizatorët për frymën që kërkojnë të përcjellin në marrëdhëniet mes dy komuniteteve dhe dy vendeve tona me organizimin e aktiviteteve të tilla.

Ai evidentoi ngjashmëritë e shumta mes dy popujve, të cilat duhet të shërbejnë për forcimin e mëtejshëm të klimës miqësore mes dy vendeve.

Në aktivitet u vlerësua krijimtaria e dy poetëve rilindës për kontributin e madh që kanë dhënë në vendet e tyre për emancipimin e popullit shqiptar dhe grek me frymën e vëllazërimit dhe bashkëjetesës.

Vlerësim mori dhe përkthimi i shumë vepra të shkrimtarëve të njohur grekë dhe shqiptarë në gjuhët përkatëse, duke ndihmuar më shumë në njohjen dhe afrimin e dy popujve me njëri-tjetrin.

Aktiviteti përfshinte diskutime mbi veprën e poetëve, recitime të poezive si dhe këngë të kënduara në greqisht dhe shqip.

n.e/NOA

KOMENTE