English

Shoqata e Gazit të Lëngshëm kundër Tatimeve: S’na kanë vënë në dijeni për kasat

Tiranë, 8 shkurt, NOA – “Tregtarët e gazit nuk janë vënë asnjëherë në dijeni për afatet dhe procedurat e pajisjes me aparatet fiskale”.

Ky ka qenë reagimi i Shoqatës së Gazit të Lëngshëm, lidhur me qëndrimin e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi pajisjen e shitësve të gzit me kasat fiskale.

“I kërkojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të na tregojë të paktën një vend të botes ku janë instaluar pajisje të tilla fiskale, theksojmë vetëm pajisje të gazit, pasi kjo drejtori është e vërtetë që ka bërë fiskalizimin e naftës dhe benzinës, por jo atë të gazit, sepse për asnjë rast, gazi nuk ngjason me naftën apo benzinën, qoftë nga ana teknike apo edhe financiare”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke sqaruar se një pajisje fiskale për naftën dhe benzinën kushton 2.800 euro, ndërsa për gazin këto pajisje kushtojnë 45.000-160.000 euro.

“I kërkojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të bëjë publikimin e të paktën pesë prej firmave që kanë fituar të drejtën të shesin këto pajisje fiskale”, citon më tej deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE