English

Tragjike, vdes një 7-vjeçar shqiptar në Greqi

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Nuk është e qartë nëse do të ketë dëmshpërblim për këtë ngjarje nga autoritetet greke, ndaj familjes shqiptare që pas humbjes së fëmijës në mënyrë tragjike, është sigurisht shumë e qartë se pasojat i vuan nga papërgjegjshmëria e shtetit që nuk merr masa për të mbyllur një pusetë në mes të rrugës

Iraklios, 8 shkurt 2011 NOA – Një djalë shqiptar ka gjetur vdekje të frikshme në moshën vetëm shtatëvjeçare pasi ra në një pusetë në mes të rrugës dhe humbi jetën megjithë përpjekjet e të atit që ju shihni në foto teksa përpiqet ta transportojë në spital bashkë me fqinjët.

Vdekja tragjike e djalit shqiptar ndodhi dje pasditen në orën 18.00 në qytetin e Iraklios në Kretë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se i vogli ishte duke luajtur në rrugë pranë një godine të vjetër të braktisur në vendin e quajtur Shën Triadha, kur ra në pusetën që ju dalloni në foto, në rrugën “Andoniu Peracaku”.

Djali ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të lagjes kur topi përfundoi në pusetë dhe pas tij duke rendur, ra tragjikisht dhe vogëlushi.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje por ndërkohë brenda në pusetë ka rendur i ati i cili arriti të futej në gjysmëtrup me vështirësi, duke tërhequr fëmijën shtatëvjeçar dhe duke e dërguar në spital sa më shpejt mundi.

Por megjithë ndërhyrjen e mjekëve, plagët serioze që i vogli kishte marrë, bënë që ai të ndërrojë jetë.

Nuk është e qartë nëse do të ketë dëmshpërblim për këtë ngjarje nga autoritetet greke, ndaj familjes shqiptare që pas humbjes së fëmijës në mënyrë tragjike, është sigurisht shumë e qartë se pasojat i vuan nga papërgjegjshmëria e shtetit që nuk merr masa për të mbyllur një pusetë në mes të rrugës.

e.r/NOA

KOMENTE