Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Partitë të respektojnë Kodin, të propozohen komisionerët zgjedhorë
English

Wollfarth: Partitë të respektojnë Kodin, të propozohen komisionerët zgjedhorë

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth u bën thirrje partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të propozojnë komisionerët zgjedhorë.

Ai theksoi se në bazë të Kodit Zgjedhor dhe të dekretit të Presidentit të Republikës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vazhdojë urgjentisht me të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e planifikuara për 8 maj 2011.

Ai vuri në dukje se asnjë nga partitë politike nuk ka arritur të përmbushë afatin zyrtar të 24 janarit 2011 për dërgimin e propozimeve për anëtarë të komisioneve zgjedhore.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me problemet që po has aktualisht KQZ-ja. Nga 66 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, vetëm 12 prej tyre janë ngritur pjesërisht brenda afatit të 7 shkurtit 2011,” tha Wollfarth për mediat.

Më tej ai shtoi se, “Një situatë e tillë tregon një shpërfillje të hapur për aspiratat demokratike të qytetarëve shqiptarë nga partitë politike. Unë u bëj thirrje partive politike të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të menjëhershme, pasi dita e zgjedhjeve po afron.”

Sipas ambasadorit Wollfarth, këto hapa duhen ndërmarrë në mënyrë që të përgatiten siç duhet të zgjedhjeve për qeverinë vendore.

a.y/NOA

KOMENTE