Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Countryman-Gruevski: Zgjedhjet e parakohshme çështje e brendshme
English

Countryman-Gruevski: Zgjedhjet e parakohshme çështje e brendshme

Shkup, 10 shkurt, NOA – Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, deklaroi se ka ardhur në Maqedoni për të diskutuar lidhur me shqetësimet e sinqerta që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe lirisë së mediave.

“Ne nuk qortojmë kryeministra. Ne e ndajmë këtë shqetësim, ndërsa gjithmonë mes vendeve mike ka edhe tema tjera për bisedime”, deklaroi Countryman. I pyetur se administrata amerikane a mbështet zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, zyrtari i lartë amerikan shtoi se nuk ka komente mbi këtë çështje, e cila siç tha ai është çështje e brendshme, me të cilën udhëheqja politike në vend duhet të ballafaqohet me përgjegjësi.

Ai pranoi se në takimin me kryeministrin Gruevski ka biseduar edhe për kontestin e emrit.

“Është vështirë të vish në Shkup, dhe të mos bisedosh për emrin. Edhe njëherë do të përsëris qëndrimin se SHBA nuk janë drejtpërdrejt të kyçura në negociata, por ne përshëndesim takimet e dy kryeministrave të cilët drejtpërdrejt bisedojë për problemin. SHBA edhe më tej shpreson se ky proces do të mbyllet me zgjidhje, por ne nuk parashikojmë gjërat dhe nuk përzihemi në negociata”, deklaroi Countryman.

Sipas tij, në takimin me kryeministrin ka biseduar edhe për agjendën e kreut të Qeverisë lidhur me vizitën e 16 shkurtit në SHBA dhe takimet me zëvendëspresidentin Xhozef Bajden dhe sekretaren shtetërore Hillary Clinton.

Thomas Countryman pas takimit me Gruevskin po vijon takimet me kreun e LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë amerikan nuk do të takoj asnjë nga liderët e opozitës shqiptare.

NOA-INA

KOMENTE