Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doris Pack kosovarëve: Krijoni qeveri të qëndrueshme
English

Doris Pack kosovarëve: Krijoni qeveri të qëndrueshme

Prishtinë, 10 shkurt, NOA – Në prag të formimit të qeverisë së re në Kosovë, përfaqësues të Parlamentit Evropian theksojnë rëndësinë që ekzekutivi i ardhshëm i vendit të jetë i qëndrueshëm. Ata thonë se një qeveri e tillë është parakusht për hyrjen në bisedime me shtetin serb, ndërsa hedhin kritika në adresë të zyrtarëve të lartë evropianë për mospërgatitjen e duhur lidhur me lehtësimin e këtyre bisedimeve. Përfaqësues të Bashkimit Evropian u bënë thirrje partive politike në Kosovë të formojnë fillimisht një qeveri të qëndrueshme, e pastaj t’i kërkojnë Brukselit zyrtar qartësi për bisedimet e ardhshme me palën serbe. Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, tha se krijimi i një qeverie të qëndrueshme është parakusht për bisedimet me shtetin serb.

“Mendoj se ata duhet të formojnë një qeveri, e cila nuk do të prishet në vjeshtë. Ky është një problem i madh dhe nuk e di se a do të mund ta zgjedhin këtë, por ky është një parakusht. Pastaj, ata do të duhej t’i kërkonin zonjës Eshton të japë një ide se si mund të niset ky dialog”, tha Pack në një bisedë të shkurtër për “Radion Evropa e Lirë”. Në shtator të vitit të kaluar, pas miratimit të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës u bëhej thirrje të dyja palëve që të angazhohen në një dialog për çështjet e interesit të përbashkët me lehtësim të BE-së, u bë e qartë që një dialog të tillë do ta lehtësojë Bashkimi Evropian. Mirëpo, edhe pse janë pajtuar që bisedimet në mes tyre të nisin tek pas formimit të institucioneve të reja në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të kenë pikëpamje kontradiktore lidhur me temat, të cilat duan t’i diskutojnë. Eurodeputetja gjermane kritikoi diplomacinë evropiane duke thënë se në Bruksel nuk janë bërë përgatitjet e duhura për të ndihmuar këtë proces.

“Nuk po e fajësoj Kosovën, nuk po e fajësoj Beogradin - po e pyes veten nëse zonja Eshton është e interesuar në këtë dialog me një përmbajtje substanciale. Mendoj se ata duhet të bëjnë më shumë”, theksoi Pack. Në Bashkimin Evropian, bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit shihen si mjet, përmes të cilit palët mund t’i zgjidhin problemet mes vete me qëllim të integrimit në BE.

Mirëpo, derisa Serbia tashmë është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave dhe së fundi ia dorëzoi Komisionit Evropian pyetësorin me përgjigjet për marrjen eventuale të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, Kosova ka mbetur jashtë listës Shengen dhe po ballafaqohet aktualisht me disa probleme lidhur me marrëdhëniet tregtare me BE-në. Ministri në dorëheqje i Integrimeve, Besim Beqaj, theksoi rëndësinë që çështje të tilla teknike të mos ndërlidhen me procesin e bisedimeve ndërmjet palës serbe e asaj kosovare. Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë që të ketë ndodhur një gjë e tillë. “Ne nuk kemi asnjë bisedë zyrtare që mund të ketë një ndërlidhje, por hetohet në momente të caktuara që mund të ketë një ndërlidhje të tillë. Mirëpo, përderisa Kosova është ende në pritje të ndërtimit të qeverisë dhe institucioneve të tjera, nuk mund të themi se ka ndërlidhje të tilla të drejtpërdrejta”, tha Beqaj. E pyetur se cila duhet të jetë kërkesa e autoriteteve kosovare ndaj BE-së para nisjes së bisedimeve, Pack u shpreh: “Problemi është që Kosova është tepër e dobët për të kërkuar diçka. Ajo e ka kuptuar se dialogu është parakusht për shumë gjëra, por unë nuk shoh një agjendë të vërtetë për këtë dialog dhe - nëse mund të flas haptazi, nuk shoh që përfaqësuesit e lartë në Bruksel të jenë përgatitur si duhet për të qenë ndihmues në këtë dialog”.

REL

KOMENTE