English

Misteri i binjakeve të zhdukura, letra e babait: “Nuk vuajtën, pushojnë në paqe”

Marsejë -10 Shkurt, NOA - "Vajzat pushojnë në paqe, nuk vuajtën". Kjo është, sipas burimeve të hetuesve, një nga pasazhet më të shqetësuese të një prej dy letrave të Matthias Schepp, babait të binjakeve Alessia dhe Livia, 6 vjecare që i shkroi dhe i dërgoi për gruan e tij Irina para se të kryente vetëvrasjen. Fjalë që nuk lënë shumë shpresë për fatin e dy vajzave, edhe pse hetuesit ende vazhdojnë hetimet e tyre.

Çdo ditë, çdo orë që kalon, shton më shumë bindjen se binjaket janë vrarë. Vrarë nga duart e babait të tyre. Por si? A i ka hedhur nga trageti në Korsikë? I ka helmuar dhe fshehur në rrugën midis Bastia dhe Propriano? I ka hedhur në një humnerë? Apo janë gjallë dhe i ka besuar tek dikush? Pra, shumë pyetje pa përgjigje. Policia franceze, italiane, zvicerane nuk ka pushuar së kërkuari.

Dy binjaket zvicerane u zhdukën që më 31 janar 2011 në Zvicër, Lausanne, kur i ati me origjinë kanadeze, i cili ndante kujdestari të përbashkët me ish- gruan e tij i mori nga shtëpia e nënës së tyre.

43 vjeçari vrau veten më 3 shkurt duke u hedhur nën trenin Eurostar Milano-Bari, nga stacioni hekurudhor i Cerignola, provincë e Foggias dhe nuk dihet më asgjë për fatin e vajzave.

Nga Marseille ai kishte bërë një tërheqje të konsiderueshme prej 7.000 eurosh, edhe pse në trupin e tij u gjetën vetëm 100 euro. Franca, Zvicra dhe Italia, por dhe shumë vende të tjera evropiane janë përfshirë në kërkimin e dy vogëlusheve. Kryesisht policia po përpiqet të ndjekë lëvizjet e babait me shpresën se binjakët ishin me të në Marsejë dhe se ndoshta ata janë ende gjallë në Francë.

a.e./NOA

KOMENTE