Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço-Battiselli: Shqipëria, arritje të mëdha vitet e fundit
English

Naço-Battiselli: Shqipëria, arritje të mëdha vitet e fundit

Tiranë, 10 shkurt, NOA – Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, priti sot në një takim zyrtar presidentin e Organizatës Europiane të Patentave, Benoid Battistelli dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate.

Naço, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës së patentave të regjistruara në Shqipëri, ku rezulton se rreth 95% e patentave të mbrojtura janë patenta europiane, shfrytëzoi rastin të falënderojë përfaqësuesit e Organizatës Europiane të Patentave për impenjimin e tyre në ndihmë të këtij procesi, i cili u kurorëzua me anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizatë, në maj të viti 2010.

Ky angazhim vjen edhe në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim -Asocimit.

Nga ana tjetër, ministri Naço i garantoi përfaqësuesit e OEP-së për bashkëpunim të mëtejshëm dhe theksoi nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve në drejtim të asistencës me konsulencë të huaj për kualifikimin e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Organizatës Europiane të Patentave, duke uruar Ministrin për detyrën e re, konfirmuan angazhimin e tyre në thellimin e marrëdhënieve.

Ata e përgëzuan Naçon për progresin që Shqipëria ka bërë vitet e fundit dhe shprehën se prioriteti i bashkëpunimit do të jetë asistenca në zbatueshmërinë dhe monitorimin e patentave dhe të drejtës se pronësisë intelektuale në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE