English

Ndërpritet seanca, tension mes Palokës dhe Sterkaj

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA/Ariola Ymeraj - (Update) Ndërsa i radhës ka qenë fjalimi i deputeti demokrat Edi Paloka, opozita vazhdonte zhurmën e vet për marrjen e parregullt të fjalës.

Ndërsa ka nisur fjalën e tij, deputeti Paloka duke përmendur demonstratën e 21 janarit dhe duke akuzuar socialistët për skenar të dhunshëm, ka reaguar ashpër deputeti i cili i është bashkuar së fundmi Partisë Socialiste.

Paulin Sterkaj duket se ka këmbyer fjalë fyese dhe tensionuese me Edi Palokën, duke çuar kështu në një konfrontim të mundshëm fizik.

Duke parë situatën e tensionuar Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka ndërprerë seancën, në mënyrë që të qetësohet situata.

Nuk dihet ende se sa do të vazhdojë ndërprerja e seancës dhe as kur do të fillojë ajo.

a.y/NOA

VIDEO

[media id=108 width=600 height=440]

KOMENTE