Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nju Jork: S`ka propozim të ri për emrin
English

Nju Jork: S`ka propozim të ri për emrin

Nju York, 10 shkurt 2011, NOA-Greqia dhe Maqedonia kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit, deklaroi ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimiç pas takimeve të ndara dje në Nju Jork me përfaqësuesit e dy vendeve.

“Atmosfera ishte shumë e mirë dhe të dyja palët prezantuan qëndrimet e tyre”, theksoi Nimiç, duke shtuar se nuk ka ndonjë qëndrim pozitiv për të zgjidhur këtë problem.

Nimiç theksoi se gjatë takimeve me palët negociuese nuk është shpalosur asnjë propozim i ri për emrin, por janë dhënë disa opsione për të zgjidhur kontestin disavjeçar midis dy vendeve.

Ndërmjetësi i OKB-së bëri të ditur se vitin e kaluar ka pasur më shumë përparime rreth këtij procesi, ashtu siç ishte edhe dialogu dhe takimet midis kryeministrave të të dyja vendeve, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu.

“Takimet e tilla kanë qenë me ndikim pozitiv në përpjekjet për të zgjidhur kontestin”, deklaroi Nimiç.

Përfaqësuesi i Greqisë në bisedime, ambasadori Adamantios Vasilakis theksoi se takimi ishte joformal dhe qëllimi i tij ishte për të parë se ku qëndrojnë dyja palët pas një viti.

“Në këtë fazë ne duhet që këto diskutime që patëm ti përcjellim tek qeveritë tona për të nxjerrë përfundimet dhe më pas do të shohin se çfarë rruge duhet ndjekur përpara. Pozicionet greke për emrin ju i dini, sepse ato janë shprehur nga kryeministri, ministri i jashtëm dhe zëdhënësi i kësaj ministrie. Prandaj nuk duhet përsëritur ato”, theksoi Vasilakis.

Përfaqësuesi i Shkupit në procesin e negociatave, ambasadori Zoran Jolevski theksoi se Nimic kësaj radhe nuk ka dhënë propozim konkret për emrin, por më shumë opsione për zgjidhjen e kontestit. “Unë përcolla pozicionet e tona dhe kanë shprehur vullnetin tonë të fortë për një zgjidhje e cila do të mbrojë interesat nacionale dhe identitetin”, theksoi Jolevski.

Ndërmjetësi Nimiç i shoqëruar nga dy negociatorët Jolevski dhe Vasilakis, pas takimeve të ndara dyorëshe, më pas kanë pasur një darkë të përbashkët në një nga restorantet e Nju Jorkut.

(INA)/NOA

KOMENTE