English

Pasqyra e Shtypit, 10 Shkurt 2011

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Ditën e sotme gazetat shqiptare janë fokusuar kryesisht në një çështje, në vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Tomas Kantriman. Më tej një vëmendje jo e vogël i është kushtuar edhe arrestimit të Zëvendës Komandantit të Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj.

Nuk lihet jashtë vëmendjes as deklarate e Presidentit të vendit Bamir Topi ku ai jep detaje dhe sugjerime për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.

E përditshmja “Panorama” i nis shkrimet e saj me kryeartikullin “Dalin dëshmitë: Negociatat, arrestohet Zv.Komandanti i Gardës Alfred Ahmetcenaj, ku theksohen arsyet dhe dëshmitë e dhëna në prokurori nga ana e këtij të fundit para arrestimit.

Më tej vijohet me vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Tomas Kantriman, ku kjo e përditshme ka nxjerrë si titull: “Kantriman: Hetim ndaj policëve dhe organizatorëve, bojkoti i zgjedhjeve antikushtetues”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor: “Drejtuesi i Gardës: Fishekë të vërtetë kundër njerëzve”, ku jepet dëshmia e Zv.Komandantit të Gardës së Republikës, i arrestuar ditën e djeshme.

Në fokus të rëndësishme nga kjo gazetë vihet edhe vizita e përfaqësuesit të SHBA-ve, ku thuhet: “Kantriman: Vrasjet ti hetojë Prokuroria, keqardhje për viktimat”, ku sqarohet më tej se qëndrimi i tij lidhur me demonstratën e 21 janarit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Më kërkuan ti ndërhyja Prokurorisë”, në këtë titull jepet deklarata e Presidenti Topi i cili komentoi dje 21 janarin, më tej vijohet me fjalët e tij: “Mbetem zëdhënësi i atyre që janë të pakënaqur nga politika”.

Edhe në këtë gazetë nuk mungon vëmendja ndaj arrestimit të drejtuesit të Gardës ku theksohet “Dëshmia 6-orëshe e Ahmetcenaj para arrestimit. Prokurori Amerikan urdhëroi lirimin e 5 nga 6 gardistët”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka zgjedhur si titull kryesor “Kantriman: Bojkoti i 8 majit antikushtetues”, ku sqarohet qëndrimi i tij dhe SHBA-ve lidhur me ngjarjet e 21 janarit.

Më tej zyrtari Amerikan vijon deklaratën e tij me fjalët “Shqipëria nuk është i vetmi vend anëtar i NATO-s që ka pasur korrupsion”.

Sërish një vend i rëndësishëm i kushtohet deklaratës së kreut të Shtetit, Presidentit të vendit Bamir Topi, ku thuhet se, “Topi: për 21 janarin të bëhet hetim i plotë dhe i paanshëm”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “SHBA: Trajtim kushtetues ngjarjeve.

Mesazhi për palët: Zgjedhjet të mos bllokohen”, ku jepet qëndrimi zyrtar i SHBA-ve lidhur me situatën në vend.

Më tej vijohet me deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, “Kantriman: Të ruhet Kushtetueshmëria e Shqipërisë”.

Edhe në këtë gazetë sërish jepet reagimi i Presidentit Tropi, ku thuhet se, “Presidenti Bamir Topi: “Flet vetëm drejtësia, politika të mos bëjë presion”

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 10 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE