Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Demonstrata e re, të gjejmë paqësisht zgjidhjen e re
English

Rama: Demonstrata e re, të gjejmë paqësisht zgjidhjen e re

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA – Pas degjenerimit të seancës së sotme parlamentare në përplasje fizike dhe grushta për shkak të tensionit të krijuar nga opozita si pasojë e mungesës në seancë të kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë të posaçme për mediat i ka bërë thirrje popullit opozitar dhe jo opozitar të ngrihet dhe të demonstrojë në datën 18 shkurt për largimin e qeverisë së Sali Berishës në kërkim të lirisë dhe drejtësisë për demonstruesit e ekzekutuar nga pushtetit. Lideri i Opozitës i bëri thirrje qytetarëve që në 18 shkurt të demonstrojnë paqësisht dhe të kërkojnë zgjidhjen e re, që sipas Ramës do ta nxjerrë vendin nga korrupsioni dhe varfëria e tejskajshme.

Demonstratat tona nuk i bëjmë për pushtet, tha shefi i selisë rozë, por i bëjmë për popullin tha ai.

“Në 18 shkurt do të dalim që të tregojmë paqësisht shpresën e re, vendosmërinë tonë për të kërkuar zgjidhjen e situatës. Do të dalim për shqiptarët, kokëpalarët, për ata që kjo qeveri i tall përditë”, theksoi zoti Rama, duke nënvizuar se “në 18 shkurt do të refuzojmë pushtetin e kusarëve”.

Rama e cilësoi betejën e opozitës si të ligjshme, të domosdoshme për t’i dhënë shqiptarëve atë që i takon.

“Ne do të dalim në demonstratë në 18 shkurt t’u themi ndal kusarëve. Kjo e jona s’është betejë për pushtet, por është beteja e një populli që është nën zgjedhë. Ne do të dalim në demonstratë në 18 shkurt, për çdo qytetar të majtë e të djathtë, pasi kjo demonstratë është përtej të majtës e të djathtës”, tha Rama.

Duke iu referuar seancës parlamentare ai theksoi se “Sot dy përgjegjësit kryesorë të 21 janair nuk u paraqitën në Kuvend”.

Shefi i opozitës ritheksoi se “në demonstratën e 18 shkurti do të kërkojmë largimin e tyre për të vënë në vend Kushtetutën, për t’i dhënë të drejtën popullit të zgjedhë”, shtoi kryesocialisti Edi Rama, duke vlerësuar se demonstrata e 18 shkurtit do të zhvillohet për t’i dhënë një fytyrë të re Shqipërisë.

mit/NOA

KOMENTE