Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ja 1001 arsyet e mia
English

Rama: Ja 1001 arsyet e mia

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA Update – Lideri i opozitës Edi Rama deklaroi sot se opozita është e vendosur që bashkë me popullin të demonstrojnë në 18 shkurt për të kërkuar lirinë, transparencën dhe drejtësinë në një demonstrim paqësor. Shefi i selisë rozë theksoi se opozita nuk i bën demonstratat për veten por për Shqipërinë e shqiptarët.

“Gënjejnë dhe na thonë gënjeshtarë. Vjedhin na thonë hajdutë. Vrasin dhe na thonë vrasës. Nuk e kanë me ne, e bëjnë vetëm për pushtetin. Që duan ta mbajnë me çdo kusht, duke vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Po as ne nuk i bëjmë demonstratat për veten, po për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për njëri tjetrin si qytetarë të këtij vendi ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt. Do të kërkojmë liri, transparencë, drejtësi. Paqësisht por vendosmërisht”, bëri thirrje nga selia rozë në një konferencë për shtyp kreu i saj.

Ai renditi arsyet pse populli do të demonstrojë kundër qeverisë kusare, të cilët kanë shkatërruar ekonominë e vendit, një demonstratë që sikundër tha rama do të jetë për t’i dhënë zgjidhjen e re shqiptarëve.

“Do të kërkojmë rrugën e re, zgjidhjen e re, shpresën e re. Paqësisht por vendosmërisht do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt, për votat që vidhen, për pasuritë kombëtare që plaçkiten me vendime të paligjshme, për paratë që fitohen mal nga kusarët duke bërë gropë ekonominë për qytetarët, për të varfrit, për të papunët, për çdo njeri të zakonshëm të këtij vendi që me lekët e punës së ndershme nuk përballet dot më me rritjen e frikshme të çmimeve”, deklaroi shefi i Partisë Socialiste.

Ai bëri me dije se në 18 shkurt do të dalin në demonstratë “për të rrahurit, për të sharët e kokëpalarët, për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që ky pushtet vrastar kusarësh i ka lënë pa punë, pa ndihmë, pa shpresë dhe i tall përditë duke u thënë lum si ju për qeverinë dhe ekonominë që keni, ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt. Do të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë kundër korrupsionit e fund të represionit. Paqësisht por vendosmërisht”, tha Rama.

Ai sqaroi se beteja e opozitësn nuk është një luftë për pushtet, por një betejë e ligjshme, demokratike, e domosdoshme për të pasur shtetin e së drejtës në vend të regjimit të padrejtësisë për kusarët.

“Ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt për të kërkuar shtetin e qytetarëve dhe refuzuar pushtetin vrastar të kusarëve. Paqësisht por vendosmërisht. Kjo e jona s’është më, ka kohë që s’është më, lufta politike e PS me PD”, nënvizoi më tej zoti Rama.

Ai theksoi se kjo është beteja e atyre që nuk gjejnë tek kjo e djathtë në pushtet asgjë tjetër veç kusarisë e gënjeshtrave, të mishëruara sikundër tha Rama edhe në një video hajdutëri marramendëse.

“Ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt bashkë me ta dhe për ta, për çdo qytetar, i majtë apo i djathtë sepse më shumë se kurrë kjo është një përballje përtej të majtës dhe të djathtës. Mes shqiptarëve të majtë dhe të djathtë, po njësoj të varfër, të papunë, të pamundur përballë çmimeve dhe halleve dhe regjimit të kusarisë që vret e vjedh përditë sa majtas e sa djathtas”, apeloi kryesocialisti.

Duke iu rikthyer debateve të ashpra në kuvend, dhe tensionit për shkak të mungesës në Kuvend të kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, shefi i PS-së akuzoi se “Sot Saliu dhe Luli, dy përgjegjësit kryesorë, truri dhe masha politike që shkaktuan masakrën e 21 janarit,nuk u paraqitën në parlament. I bënë bisht një përballje ku janë të treguar me gisht, jo nga ne, por nga e tërë Shqipëria, si njerëzit që duhet të largohen bashkë me qeverinë e zhytur në llumin e një kusarie që vret”.

Rama deklaroi në fund të fjalës së tij se opozita s’do të rreshtë së kërkuari largimin e tyre, jo për t’i zënë vendin sikundër tha ai, por për të rivënë në vend Kushtetutën, ligjshmërinë, institucionet dhe padyshim qeverisjen, duke i ridhënë popullit të drejtën që të qeveriset nga ata që zgjedh.

“Në 18 shkurt do të ridalim në demonstratë, për një mijë e një arsye pse Shqipërisë i duhet një faqe e re e historisë. Paqësisht por vendosmërisht”, përfundoi Shefi i opozitës Edi Rama.

mit/NOA

KOMENTE