English

Vetëvendosje, homazhe të rënëve në përleshjet me UNMIK

Prishtinë, 10 shkurt, NOA – Përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën sot për të kryer homazhe pranë varreve të dëshmorëve të rënë në përleshjet me forcat e UNMIK-ut, 4 vjet më parë.

Përkatësisht, më 10 shkurt 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë në demonstratën që kundërshtonte negociatat me Serbinë dhe pakon e Ahtisaarit.

“Sot po vijmë të të themi se patëm një vit pune, përpjekjesh, zgjerimi, rritjeje dhe forcimi të radhëve tona. Ne po vazhdojmë të ecim drejt, drejt vetëvendosjes, lirisë, së ardhmes së sigurt për gjeneratat që vijnë dhe gjithë fëmijëve të kombit tonë.

Dhe ju dëshmorë do të jeni përherë në ballë si fanar”, ishte një pjesë e fjalimit të mbajtur në varret e tyre, në shenjë homazhi.

n.e/NOA

KOMENTE