English

Ancelotti: David Luiz, një ndër mbrojtësit më të mirë në botë

E martë, 12 shkurt 2011, NOA- Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e cilëson mbrojtësin David Luiz si një ndër më të mirët në botë.

“Mendoj se ai do të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë në botë në të ardhmen. Ai është i ri, por ka përvojë fenomenale, ai ka luajtur për Benfican në Ligën e Kampionëve. Ne jemi të zhgënjyer sepse ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por shpresojmë se do të shfaqë cilësitë e tij në Ligën Premier dhe FA Cup”, deklaroi Ancelotti.

Më tej ai shtoi se, “David Luiz është mbrojtës shumë i mirë sepse ai ka aftësinë dhe shkathtësitë për të luajtur në të gjitha pozicionet e mbrojtjes. Ai kurrë nuk ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë, por ai ka cilësinë për ta bërë këtë. Ai është brazilian dhe natyrisht se ka teknikë të mirë”.

a.y/NOA

KOMENTE