Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bogdani: Prokuroria po publikon dosjet e hetimeve
English

Bogdani: Prokuroria po publikon dosjet e hetimeve

Tiranë, 12 shkurt, NOA – Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama për nxjerrje të sekretit hetimor. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani tha në një deklaratë për mediat, se Rama po fakton lidhjet e saj me drejtuesit e Partisë Socialiste.

“Shoqja e bulevardit, megjithë kërkesat më insistuese të miqve dhe partnerëve të Shqipërisë, për të ruajtur integritetin e procesit hetimor, dërgon çdo ditë në selinë e Partisë Socialiste dokumente nga dosja e hetimit për t’ju shpërndarë mediave të kontrolluara nga puçistët”, tha Bogdani.

Ai u shpreh se prokurorja Ina Rama, “shet ne treg dosjen e hetimit të puçit të 21 Janarit, duke faktuar kështu çdo ditë amoralitetin profesional të saj dhe duke faktuar çdo ditë e më shumë vërtetësinë e akuzave të maxhorances, se ajo, shoqja e bulevardit, ishte pjesë e skenarit të marrjes së pushtetit me dhunë nga krye-puçisti Edi Rama”.

Bogdani theksoi se mazhoranca e konsideron hetimin e puçit të shtetit si një akt themelor.

“Hetimin e plotë, të gjithanshëm dhe transparent të përpjekjes së dështuar për të marrë pushtetin me dhunë të Edvin Kristaq Rames, Gramoz Ruçit dhe Gjinushit, maxhoranca e sotme, por edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, e ka konsideruar dhe e konsideron si kushtin më vendimtar të përgjigjes ligjore ndaj aktit puçist të 21 Janarit”, tha ai.

Nga ana tjetër Bogdani ka theksuar se mazhoranca i ka të gjitha informacionet për lidhjet e kryeprokurores me shkaktarët e demonstratës së dhunshme të 21 janarit. “Ne, ndonëse dimë gjithçka për lidhjet e saj të gjithanshme me 21 Janarin, kemi qënë dhe mbetemi të vendosur për përgjigje të plotë ndaj dhunimit të rendit kushtetues, në kuadrin e institucioneve të vendit”, tha ai.

Bogdani ka akuzuar prokuroren edhe për nxjerrën e dokumenteve në lidhje me video përgjimin, të cilat sipas Bogdanit u janë dhënë medieve afër PS.

“Mbrëmë në darkë, shoqja e bulevardit, dërgoi ne Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit të dy deputeteve, kërkesë mbi të cilën shkruhej “sekret”. Por, njëkohësisht me Parlamentin, këtë “sekret” ajo ia çoi edhe tek Partisë Socialiste, e cila e botoi sot në mediat e kontrolluara prej saj”, tha ai.

Sipas Bogdanit me këtë veprim, kryeprokurorja, po “bën çdo gjë të dështoi hetimin e puçit, por duhet të jetë e bindur se po firmos çdo ditë dështimin e puçistëve, shokëve dhe shoqeve të bulevardit”.

a.k./NOA

KOMENTE