Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Djali i deputetes së PS kërkohet për vrasje
English

Djali i deputetes së PS kërkohet për vrasje

Tiranë, 12 Shkurt 2011 NOA – Vrasja që ndodhi sot në mëngjes në Tiranë, ka për autor të dyshuar, Konstandin Xhuvanin, djalin 22 vjeçar të Luiza dhe Gjergj Xhuvanit, e para, aktore e njohur dhe deputete aktuale e Partisë Socialiste dhe i dyti, regjisor i njohur.

Konstandini është zhdukur pas ngjarjes së ndodhur kurse dy shokë të tij janë arrestuar si bashkëpunëtorë. Prindërit e 22 vjeçarit janë shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Babai i të dyshuarit, Gjergj Xhuvani, i paraqitur për të dhëna në polici, ka pohuar se i biri është zhdukur me një shumë të konsiderueshme parash që tha se i mungonin në shtëpi dhe se dyshon t’i ketë marrë ai duke u larguar në arrati.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08.00 në rrugën e “Ali Visha” në Tiranë, ku ka gjetur vdekjen me armë zjarri 26 vjeçari Alfred Musabelliu, me banim në Tiranë.

Në vendngjarjes shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit, ndërkohë që policia tha për agjencinë NOA se po vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

Nga hetimet e kryera deri më tani, nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u konkludua se autorë në këtë vrasje janë:

Kostandin Gjergj Xhuvani, 22 vjeç, me banim ne Tirane (i dyshohet të jetë autor kryesor në këtë vrasje dhe është shpallur në kërkim).

Albi Zela, 23 vjeç, me banim në Tiranë,

Donald Ymeri, 22 vjeç, me banim në Tiranë.

Aktualisht, nga grupi hetimor në vendngjarje po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave, motiveve të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa po punohet për kapjen e të riut Kostandin Xhuvani, i cili pasi është identifikuar si i dyshuari kryesor i vrasjes, është shpallur në kërkim.

e.t/NOA

KOMENTE