Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: I vendosur për të përshpejtuar hetimet mbi videon
English

Ilir Meta: I vendosur për të përshpejtuar hetimet mbi videon

Tiranë, 12 shkurt, NOA – “Në respekt të interesit të përfaqësuesve të mediave, dëshiroj të konfirmoj vendosmërinë time për të përshpejtuar procesin hetimor lidhur me akuzat e bëra në drejtim të personit tim, në bazë të një montimi televiziv, të paraqitur nga përgjuesi, tashmë i njohur edhe për ju, dhe me këtë rast duke qenë se kam kërkuar përshpejtimin e këtij procesi me qëllim që të çmontohen të gjitha akuzat e montuara politike dhe televizive ndaj personit tim, në respekt të ligjit, në respekt edhe të opinionit publik, i kërkoj kryetares së Parlamentit dhe këtë do t’ja nis sot edhe me shkrim, në vazhdim të deklarimit tim për lënien e imunitetit në mënyrë vullnetare, që të autorizojë menjëherë heqjen e imunitetit tim pa procedura parlamentare, në mënyrë që prokuroria të mos ketë asnjë justifikim për tu thelluar dhe përmbushur të gjithë detyrimet e saj ligjore në këtë proces që unë e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe për të cilin unë jam investuar në mënyrën më të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ligjit, në respekt të opinionit publik dhe në respekt të një morali politik, i cili kërkon që gjithnjë, çdo politikan të tregojë vullnetin për të sqaruar të vërtetë. Unë jam i bindur që e vërteta do të triumfojë dhe e vërteta është ajo që unë kam deklaruar përpara jush që ditën e parë pas publikimit të këtij montimi televiziv”, ka qenw prononcimi i sotëm i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Z.Meta, si e shpjegoni faktin që Prokuroria i ka paraqitur kërkesën Kuvendit për t’ju hequr juve imunitetin me akuzën për korrupsion aktiv, ndërsa për zotin Prifti me akuzën për korrupsion pasiv, kur ka dalë dhe një video tjetër, siç mendohet, ku z. Prifti merr 70 mijë euro dhe ka xhiruar veten e tij?

Kjo është një pyetje për prokurorinë. Natyrisht, ky është një proces politik sepse është i bazuar mbi akuza politike, megjithatë unë kam treguar gjithmonë dhe aq më tepër këtë radhë se jam nga ata politikanë që e lënë imunitetin me dëshirë, me vullnet, që kanë kurajon për t’u ballafaquar me ligjin, kurajon për tu ballafaquar me të vërtetën. Të jeni të bindur se ajo që do të ndodh është se çdo gjë do të bëhet transparente me ekspertizë vendase, me ekspertizë ndërkombëtare, të cilat tashmë ne i kemi realizuar nga ana jonë.

Në rast se ekzistojnë materialet origjinale me të cilat është bërë ky përgjim, të jeni të sigurt sikurse ua kam thënë edhe më parë se do të jetë akoma më e lehtë për të çmontuar të gjitha montimet televizive që i janë servirur opinionit publik, sepse ju e dini se teknologjia sot është e jashtëzakonshme dhe është e lehtë ta manipulosh, por është akoma më e lehtë të provosh manipulimin.

Z. Meta, në analizën tuaj përse thoni që prokuroria ka ngritur një proces politik?

Kjo nuk më pengon mua për të përmbushur të gjitha detyrimet ndaj prokurorisë, pavarësisht nga rezervat që unë kam shprehur në lidhje me ecurinë dhe mënyrën sesi është vepruar për këtë çështje. Sepse u bë gati një muaj, kjo çështje duhet të ishte sqaruar, duhet të ishte mbyllur dhe secili duhet të kishte marrë përgjegjësitë e tij, por unë këto ja kam thënë, natyrisht në mënyrë konfideciale në një letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe për dijeni edhe ministrit të drejtësisë.

Por kjo nuk është fare e rëndësishme. Unë e kam sfidën time, në raport me ligji, me të vërtetën dhe me opinionin publik dhe nuk do t’i shmangem, përkundrazi e kam kërkuar dhe jam plotësisht i disponueshëm për ta përshpejtuar këtë proces. Jam paraqitur me kërkesën time që në fillim vet në prokurori dhe është një rast shumë i mirë, kërkesa zyrtare për heqjen e imunitetit, sepse kjo heq çdo justifikim për të zvarritur hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështje.

NOA

KOMENTE