English

Lady Gaga këndon për martesën gay

SHBA, 12 Shkurt NOA - Me një operacion shumë të suksesshëm në treg, Lady GaGa prezantoi hitin e saj më të ri “Born This Way”, i cili nga Elton John u përcaktua: “Kënga më gay që ka dëgjuar ndonjëherë”.

Duhet thënë se më pas pritja për albumin u shtua akoma më shumë. Vetë këngëtarja në një intervistë të dhënë për “Vogue”, ka bërë të ditur se në këtë album do të trajtohen tema të ndryshe, ku pikërisht e pranishme do të jetë dhe martesa gay. Ajo gjithashtu ka shtuar se krahas saj, do të flitet së tepërmi dhe për “Judas” dhe kjo në lidhje me meshkujt tradhtarë të Biblës. Ndërsa kënga “Americano” do të përmbajë temën e ligjit të imigrimit dhe të martesave gay.

r.b/NOA

KOMENTE