English

Meta: Videoja, e vërteta do të triumfojë

Tiranë, 12 shkurt, NOA – “Sa u përket hetimeve për video-kasetën me Priftin, jam i pari i interesuar për ecurinë e tyre në respekt të moralit tim. E lashë imunitetin me vullnet dhe dëshirë e kam kurajo të përballem me të vërtetën. Jam paraqitur vetë në prokurori për këtë çështje”.

Kështu u shpreh sot kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një konference të posaçme për shtyp, lidhur me shkresën që organi i akuzës i ka dërguar Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj tij dhe ish-ministrit Prifti për të mundësuar ecurinë e hetimeve mbi videon që u transmetua pak javë më parë rreth tyre.

“Jam i bindur që e vërteta do të triumfojë dhe e vërteta është ajo që deklarova në fillim, pas akuzave. Pikërisht, ajo që videoja, ishte një montim televiziv”, tha Meta.

Duke shtuar ndër të tjera faktin se e vërteta le të dalë me ekspertizë vendase dhe të huaj dhe se këto ekspertiza i kemi realizuar.

“Me teknologjinë e sotme, është e lehtë të manipulosh, por sot gjithashtu është e lehtë që të verifikohen manipulimet”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE