Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis asfaltimi i “Rrugës së Durrësit
English

Nis asfaltimi i “Rrugës së Durrësit"

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Bashkia e Tiranës ka filluar punën për sistemimin dhe asfaltimin e “Rrugës së Durrësit”. Punime kryhen në kuadër të projektit të transportit multimodal të qytetit të Tiranës, i cili synon të sjellë një përmirësim të vazhdueshëm në skemën e qarkullimit, në akset kryesore të Tiranës.

Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i cili ishte i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve, u shpreh për mediat se kjo rrugë ka pasur mjaft probleme sa i përket shtresave asfaltike, ndaj ishte i domosdoshëm asfaltimi dhe sistemimi i saj.

“Bashkia e Tiranës dhe subjekti kontraktor kanë marrë të gjithë masat dhe mjetet e nevojshme të vëna në dispozicion, në mënyrë që punimet të kryhen në një afat rekord prej një jave. Kështu, në fund të javës tjetër, rruga e “Durrësit” do të jetë tërësisht e asfaltuar dhe e lirë për qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që gjatë kësaj jave qarkullimi do të kryhet përgjatë rrugës “Mine Peza”, ku nuk do të lejohet parkimi gjatë kohës që kryhen punimet”.

Administratori i Përgjithshëm Dritan Agolli ka kërkuar njëkohësisht mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, në mënyrë që ata të respektojnë rregullat e nevojshme të qarkullimit dhe që kjo ndërhyrje në rrugën e Durrësit, ashtu si edhe mjaft projekte të tjera infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës, të mund të realizohet me sukses dhe në një kohë sa më të shpejtë.

“U kërkojmë drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos ditët e para të javës, ku ka edhe një qarkullim të shtuar në rrugët e kryeqytetit si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, në mënyrë që gjatë këtyre shtatë ditëve që këtu realizohen punimet, qarkullimi në rrugën “Mine Peza”, të jetë sa më normal. Gjithashtu, falënderojmë qytetarët e Tiranës për durimin e mirëkuptimin e treguar”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarwve gjatë punimeve që do të kryhen përgjatë kësaj jave në rrugën e “Durrësit”, ashtu si gjatë punimeve tek Ura e Re pranë Shkollës Teknologjike, projekt i cili falë shmangies dhe devijimit të trafikut u bë i mundur në një kohë rekord, tre muaj para afatit, ashtu edhe për punimet që po kryhen në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.

a.k/NOA

KOMENTE