English

Një rol negativ për Julia Roberts

SHBA, 11 Shkurt NOA - Më në fund ka ardhur një rol negativ për tërheqësen Julia Roberts. Ish-protagonistja e Pretty Woman, faktikisht, do të jetë në rolin e “së keqes” tek “Snow White” e Tarsem Singh. Do të jetë një film i përshtatur dhe ironik i versionit origjinal të Borëbardhës. Përgatitjet paraprake të produksionit tashmë kanë nisur dhe xhirimet e para pritet të fillojnë në muajin prill. Filmi do të publikohet për herë të parë në SHBA dhe është në program më 29 qershor të vitit 2012.

Skenografia e nënshkruar nga Melissa Wallack dhe Jason Keller, do të ofrojë një version modern të tregimit të vëllezërve Grimm, me nuanca komike dhe aventureske. Julia, do të interpretojë “shtrigën”, mbretëreshën e keqe të Borëbardhës.

r.b/NOA

KOMENTE