Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Egjiptianët treguan se harku i historisë mund të përkulet në drejtim të drejtësisë
English

Obama: Egjiptianët treguan se harku i historisë mund të përkulet në drejtim të drejtësisë

E shtunë, 12 shkurt 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, pas dorëheqjes së Presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak deklaroi se, SHBA janë gati të japin çfarëdo lloj ndihme të nevojshme për kalimin pa probleme drejt demokracisë.

“Egjiptianët na kanë frymëzuar se përmes mjeteve të padhunshme, harku i historisë mund të përkulet në drejtim të drejtësisë”, u shpreh Obama.

Ndërsa më tej ai i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane të sigurojë një kalim të besueshëm të pushtetit, duke mbrojtur të drejtat e egjiptianëve, duke shfuqizuar ligjin e ngjarjes së jashtëzakonshme, duke rishikuar Kushtetutën e vendit, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Ai tha se tranzicioni duhet të jetë i tillë, që të marrë në konsideratë të gjitha zërat e egjiptianëve, të çfarëdo grupimi.

a.y/NOA

KOMENTE