English

Qeni tërhiqet për 20 kilometra zvarrë nga makina, shpëton

Angli, 12 Shkurt NOA - Një aventure e keqe, por me fund të mirë. Bëhet fjalë për një qenush me emrin Donald, i cili mbeti i ngecur në një makinë dhe është tërhequr zvarrë për më shumë se 30 kilometra, kjo deri sa drejtuesi i makinës ta vinte re. Personi në fjalë, ndërsa po kalonte në një rrugë të fshatit, dëgjoi një zhurmë, por duke menduar se do të kishte përplasur ndonjë dhelpër, nuk ndaloi. Vetëm kur arriti në destinacion, ai vuri re se qeni kishte ngecur në pjesën e pasme të makinës së tij. Për ta liruar atë, ishte e nevojshme ndërhyrja e autoriteteve. Megjithatë ajo çka ishte më e rëndësishme, qeni pas kurimeve që mori, u rikthye sërish tek padronët e tij.

r.b/NOA

KOMENTE