English

Schwarzenegger i kthehet kinemasë

SHBA, 12 Shkurt NOA - Lajmi kishte prej kohësh që qëndronte pezull, por më ën fund ka ardhur dhe zyrtarizimi i shumë pritur: Arnold Schwarzenegger, 63 vjeç, ka vendosur të kthehet në botën e kinemasë. Këtë lajm e ka anonçuar vetë ish-governatori i Kalifornias nëpërmjet një mesazhi në twitter, duke shpjeguar se do të kthehet në interpretimin e rolit të tij të preferuar, atë të një “heroi” në një film aksioni.

“Lajme të mira – shkroi në rrjetin social – Miqtë e mi të CAA (Creative Artists Agency, agjencia e tij) për shtatë vjet gjithmonë më kanë kërkuar se kur mund të vlerësoja ofertat e tyre. Mund të them me bindje se ajo ditë tashmë ka mbërritur”.

r.b/NOA

KOMENTE