English

Takim i aleatëve të PS: Të largojmë Berishën

Tiranë, 12 shkurt, NOA – Tryeza e aleatëve të opozitës së bashkuar ka diskutuar sot për demonstratën që do të mbahet në datën 18 shkurt. Në takimin e zhvilluar paradite është folur për organizimin e saj dhe mesazhet që do të përcjellë. Në përfundim të takimit, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, tha për mediat se synimi i opozitës është largimi i kryeministrit Sali Berisha.

“Berisha vrau në Gërdec dhe tha se ngjarjen e sajoi “New York Times”. Berisha vodhi zgjedhjet dhe më pas i certifikoi ato. Berisha vrau njerëz në bulevard dhe akuzoi opozitën për to. Populli opozitar do kërkojë dorëheqjen e Berishës në protestën e 18 shkurtit”, tha ai për mediat.

Ai u shpreh se demonstrata do të jetë edhe për të kërkuar drejtësi për vrasjet në datën 21 janar.

Kreu i PLD-së tha se vendi është në krizë dhe qeveria duhet të largohet.

a.k/NOA

KOMENTE