English

Thuaj “Të dua” me “Eagle” në Shën Valentin

Tiranë, 12 shkurt, NOA – Të gjithë të dashuruarit kanë mundësi që në këtë Shën Valentin të bëjnë një dhuratë më të veçantë. Kompania “Eagle” ka hedhur në treg shërbimin e saj më të fundit për festën e të dashuruarve. Të gjithë abonentët Eagle, dhe veçanërisht ata “Super RiniRing” e përdoruesit e internetit në celular, mund të shprehin ndjenjat te personat që duan me anë të këngëve, imazheve apo fotove elektronike që preferojnë.

Duke klikuar në www.eaglezone.al/valentine ata mund të marrin kodet e këngëve, imazhit apo fotos që duan të dhurojnë, dhe më pas ta dërgojnë falas me SMS. Me një SMS falas në 55100 të gjithë abonentët mund të dërgojnë dhurata elektronike duke shkruar SV, kodin e dhuratës dhe numrin celular drejt të cilit dëshironi të çoni dhuratë (p.sh. SV1 0672345678). Të gjithë përdoruesit Eagle mund të zgjedhin mes 5 këngëve (2 në shqip dhe 3 të huaja) si dhe 7 foto me temë Shën Valentini.

Pas ardhjes së SMS dhe numrit të dërguesit, marrësi mund të shkarkojë foton, imazhin apo këngën që i ka dhuruar abonenti dërgues. Më pas edhe dërguesi njoftohet me një SMS që abonenti marrës ka hapur dhuratën.

Oferta është e vlefshme deri në 15 shkurt 2011 dhe deri atëherë të gjitha fotot, imazhet dhe këngët janë falas. Të gjithë të dashuruarit që duan të bëjnë dhurata speciale më këtë shërbim duhet të të jenë abonentë të “Eagle”. Ndërkohë që dhe marrësit e mesazheve duhet të jenë abonentë të kësaj kompanie. Kjo ofertë është e përshtatur për abonentët Super Riniring dhe përdoruesit e internetit ËAP.

Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se këto përmbajtje elektronike mund të merren vetëm në modele të përshtatshme celularësh të teknologjisë së lartë.

Oferta e “Eagle Mobile” për festën e Shën Valentinit ka nisur dhe është e vlefshme deri më 15 Shkurt 2011 (23:59:59).

Rreth ofertës mund të informoheni më në detaje në portalin EagleZone: (www.eaglezone.al/valentine).

a.k/NOA

KOMENTE