English

Adoleshentët sulmojnë të moshuarën, i marrin paratë

Tiranë, 16 shkurt, NOA – Dy adoleshentë janë ndalur dje nga Policia e Tiranës pasi dyshohen si autorët e një grabitjeje. Adoleshentët janë më inicialet A.D, 14 vjeç, dhe A.L, 14 vjeç të dy banues në kryeqytet.

Dy adoleshentët, rreth orës 15.00, në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë portofolin, një qytetareje 65-vjeçare.

Duke përfituar nga mungesa e reagimit të të moshuarës adoleshentët janë larguar me vrap.

Ndërkohë që kanë qenë kalimtarët që kanë ndihmuar gruan e sulmuar dhe kanë bërë kallëzimin ndaj adoleshentëve.

Dy të rinj janë kapur nga policia dhe janë lënë të lirë për shkak të moshës së tyre të mitur, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vjedhje.

a.k/NOA

KOMENTE