Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentat në rrugën “5 Maji”, arrestohet një person
English

Atentat në rrugën “5 Maji”, arrestohet një person

Tiranë, 16 shkurt, NOA – Një atentat ndaj një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 21.00’ dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Volzvagen Polo”, me targë Tr.6003 J, në pronësi të Nerim Dishës, 43 vjeç.

Policia e Tiranës bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë forcat e policisë, si dhe është krijuar një grupi hetimor. Pas këqyrjes së vendit të vendit të ngjarjes, janë gjetur 4 copa predhe plumbi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të shërbejnë për zbardhjen tërësisht të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje, filloi proçedimi penal për shtetasin Bekim Nazif Laçi, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i është gjetur një armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Kanosjes”, “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake e municioneve” “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

a.k/NOA

KOMENTE