English

Bieber takon idhullin e tij Depp

SHBA, 16 Shkurt NOA - Disa herë dhe idhujt kanë... idhujt e tyre. Është rasti i Justin Bieber, këngëtari për të cilin çmenden me miliona adoleshentë, që përballë Johnny Depp nuk mund të rezistonte dot pa i shtrënguar dorën. Për një çast Bieber kaloi nga roli i një idhulli të adoleshentëve në atë të një fansi të ndrojtur para heroit të tij. Megjithatë Depp e respektoi në mënyrën më të mirë “fansin e tij të vogël”, duke i dhuruar një gjunjëzim t vogël.

Bieber ndërpreu konferencën e shtypit të prezantimit të filmit të ri “Rango, që sheh protagonist pikërisht Depp në rolin e një dopiatori.

r.b/NOA

KOMENTE