Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojkoti opozitar “rrezikon” xhepat e deputetëve
English

Bojkoti opozitar “rrezikon” xhepat e deputetëve

Shkup, 16 shkurt 2011, NOA- Bashkërenduesit e grupeve të deputetëve nga opozita dhe nënkryetari i Parlamentit, Jani Makraduli edhe sot nuk u paraqitën në koordinimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Kryetari i Kuvendit theksoi se ka dërguar letër të hapur deri te Branko Cervenkovski dhe deri te të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend me apel për mbajtje të ad'hoc takimit koordinativ në përbërje të zgjeruar në të cilën do të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë, të cilët nuk janë në grup deputetësh që të vërtetohet çka mund të bëhet për kthimin e besimit dhe dialogut. Thirrja është e hapur dhe pa datë konkrete.

“Në letrën e hapur tregova në mënyrë kronologjike për të gjitha aktivitetet e mia dhe masat që janë ndërmarrë nga ana ime, nga takimi i liderëve deri sot, me qëllim ndërtimin e përbashkët të besimit dhe dialogut brenda në Kuvend. Për këtë qëllim thërras mbajtjen e një mbledhje të përbashkët në të cilën do t’i zgjidhnim të gjitha çështjet të cilat nga ana e partive politike që bojkotojnë Kuvendin, u nënvizuan si probleme” , është shprehur Veljanovski.

Ndërkohë kryeparlamentari Veljanovski, po shqyrton mundësit që të intervenohet në ligjin i cili rregullon çështjen e të ardhurave të deputetëve.

“Lidhur me mandatet nuk mund të intervenojmë pasi që është kategori kushtetuese. Por, për të ardhurat mujore ju është urdhëruar shërbimeve që të shikohet në ligj se ku mund të intervenohet. Me ligj mund të intervenohet vetëm në pjesën e të ardhurave të deputetëve”, deklaron një zyrtar i lartë në Parlamentin e Maqedonisë.

a.y/NOA

KOMENTE