Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Duhen zgjedhje të parakohshme
English

Edi Rama: Duhen zgjedhje të parakohshme

Tiranë, 16 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Zgjidhja më e mirë dhe e nevojshme për daljen nga kriza politike dhe situata që e ka pështjelluar vendin është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, thotë kryetrari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në një bashkëbisedim sot me gazetarë, z.Rama i vuri theksin këtij opsioni duke siguruar njëkohësisht se nuk bëhet fjalë që forca kryesore e opozitës, të mos hyjë në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Nga ana tjetër, z.Rama foli dhe për vazhdimin e demonstratave të nisura më 21 janar: “Njerëzit kanë të gjitha arsyet dhe janë të ftuar që pasnesër në orën 4 të rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vazhduar një betejë që është përditë e më shumë beteja e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi për të mundur të normalizojnë jetën e tyre në këtë vend, duke normalizuar marrëdhëniet e kthyera përmbys me qeverinë e tyre. Sepse kjo qeveri nuk është qeveri e njerëzve, është thjesht një regjim kusarie dhe matrapazllëku që duhet të largohet një orë e më parë. Demonstratat tona, ballafaqimet tona në të gjitha hapësirat e mundshme të ballafaqimit publik dhe të gjithë përpjekjet tona do të jenë të fokusuara tërësisht për të përshpejtuar fundin e këtij regjimi”.

Më poshtë ndiqni të gjitha pyetje-përgjigjet e zbardhura:

Do ta respektoni afatin e fundit të dhënë nga KQZ për komisionerët e KZAZ-ve?

Procesi i administrimit të zgjedhjeve është pjesë e krizës së thellë që po kalon sot Shqipëria. Është një proces i cili duhet riparë rrënjësisht brenda gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri.

A e shikon PS si opsion të mundshëm shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale? A ka një opsion dhe kushte konkrete PS për të dalë nga kjo krizë politike?

Për opsionin e daljes së plotë nga kriza unë sapo fola dhe ne kemi kaq kohë që flasim dhe kemi kaq kohë që protestojmë, manifestojmë, demonstrojmë. Zgjedhjet e reja janë opsioni më i sigurt për një dalje të plotë nga kjo krizë. Por ndërkohë sigurisht ne kemi ndjekur dhe do të ndjekim të gjitha rrugët e arsyes për të përmirësuar gjithçka që mund të përmirësohet. Në kushtet e sotme, deri në momentin që po flasim, nuk ka patur mundësi përmirësimesh, jo për shkakun tonë por për shkak të kësaj qeverie të kthyer në regjim, që është tërësisht e pa interesuar për të përmirësuar procesin politik dhe për të rritur standardet e demokracisë së marrë peng.

Ndërkohë që ne as nuk i hyjmë hiç debatit shtyhen, nuk shtyhen zgjedhjet. Përsa i përket ballafaqimit me këtë koalicion të turpit ne na duhen garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme e plotësisht transparente dhe jemi gati të ballafaqohemi në çdo moment, pasi s’kemi asnjë dyshim në epërsinë e plotë që ne kemi. Fal faktit që sot ka një Shqipëri të tërë të ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e ndarjes nga ky turp që mbajmë të gjithë përditë në kurriz, në formën e këtij koalicioni. Ne jemi të interesuar për kushtet, për garancitë, për transparencën. S’jemi të interesuar për një debat shterp mbi datën apo mbi shtyrjen, në rast se shtyrja është e panevojshme në kushtet kur këto që kërkojmë mund të realizohen.

E kanë mbështetur europarlamentarët idenë tuaj për zgjedhje të parakohshme? A do ketë një mision të dytë BE, në ndërmjetësimin mes palëve?

Kërkesa për zgjedhje të reja është një kërkesë që fiton çdo ditë terren në Shqipëri dhe fiton çdo ditë terren në gjirin e këtij populli, që detyrohet të jetojë përditë me të gjitha pasojat e regjimit të kusarisë. Ndërkohë që sigurisht nuk është një kërkesë e cila mund të shprehet si opsion nga institucionet, nga vendet mike dhe nga partnerë të vendit tonë. Të cilat, ne fatkeqësisht e ngatërrojmë shpesh, nuk kanë për detyrë të bëjnë opozitën, as të zgjidhin problemet që kanë shqiptarët për të jetuar më mirë. Kanë rolin e tyre të patjetërsueshëm, të cilin e luajnë brenda kornizës së tyre institucionale, si vende mike e partnere, si struktura të cilat i përkasin botës ku ne duam të integrohemi. Pra duhet të jemi shumë të qartë në këtë pikë, kjo është një kërkesë legjitime e shqiptarëve në Shqipëri, për t’u qeverisur nga ata që zgjedhin dhe për të mos u sunduar nga ata që nuk i lënë të zgjedhin.

Më tutje do të shohim sesi kjo kërkesë do të fitojë terren dhe do të materializohet me zgjedhjet e reja, të lira dhe të ndershme.

Ju deklaroni se nuk mund të mbahen zgjedhje me këtë Komision Qendror Zgjedhor, por a jemi në kohë që të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e parakohshme në të njëjtën kohë? Pra këto javë janë të mjaftueshme për një riformatim të KQZ-së?

Këto janë detaje, unë nuk hyj në këto detaje dhe nuk kam hyrë asnjëherë në këto detaje. Sepse mendojë që pavarësisht nga situata shumë e rënduar politike, për shkak të një krize shumë të thellë dhe pavarësisht nga një konfliktualitet i hapur dhe i qartë mes palëve, gjithsesi të gjitha detajet e një procesi politik që duhet rivendosur, i takojnë diskutimit mes palëve.

Ndërkohë që ajo që ka rëndësi të thuhet dhe të nënvizohet këtu dhe me publikun, është se ne besojmë që dalja e plotë nga kriza mund të garantohet vetëm duke vendosur zgjedhjet e reja, si një mundësi për shqiptarët që të rizgjedhin në mënyrë të lirë dhe të ndershme qeverinë e tyre dhe të ristartojë procesi politik.

Përsa i përket pastaj kalendarit politik, pavarësisht nga opsioni i zgjedhjeve të reja që është opsioni ynë për të dalë nga kriza dhe që ne do ta ndjekim me këmbëngulje dhe me të gjitha rrugët dhe mjetet demokratike. E përsëris as kemi menduar, as kemi thënë ndonjëherë që do të bojkotojmë zgjedhjet vendore. Kjo është një dëshirë e hershme e shprehur me këmbëngulje, e përhapur kudo nëpërmjet mediave që i shërbejnë regjimit të Saliut dhe nëpërmjet gjithë rrugëve të tjera në Shqipëri dhe nëpër botë nga vetë Saliu i cili sigurisht nuk ka faj që e ëndërron fushën të lirë për të rrëmbyer akoma më shumë se çka arritur të rrëmbejë deri më sot në mënyrë arbitrare dhe tërësisht të pandershme. Kjo nuk mund të ndodhë dhe në këtë nuk mund ta lejojmë. E kemi bërë të qartë kohë më parë, e kemi thënë kohë më parë, kur ishin të gjitha kushtet optimale për të marrë të gjitha masat e nevojshme që procesi sot të ishte tërësisht i normalizuar.

Zëri ynë dëgjohet përditë e më shumë dhe për më tepër ajo që ka më shumë rëndësi është që ky nuk është sot zëri ynë si Partia Socialiste apo si një koalicion partish. Ky është zëri i një Shqipërie që nuk e duron dot më regjimin e kusarisë, që nuk duron dot më vështirësitë e përditshme në rritje që kanë të bëjnë me mbijetesën. Me mbijetesën në kushtet kur njerëzit e kanë gjithmonë e më të pamundur të gjejnë një punë dhe të jetojnë normalisht me një punë të sigurt dhe e kanë gjithmonë e më të pamundur të përballojnë çmimet që rriten në mënyrë të pandalshme dhe që rrënojnë praktikisht shpresën se më këtë regjim gjërat mund të bëhen mirë. Me këtë regjim kusarësh dhe matrapazësh gjerat mund të bëhen vetëm më keq, nuk ka sesi të bëhen më mirë.

Kjo që quhet qeveria e Shqipërisë nuk është më qeveria e Shqipërisë prej kohësh, po përfundimisht nuk është më qeveria Shqipërisë pasi dhe ka vrarë njerëz për të qëndruar aty ku ënjtë në formën e një koalicioni turpi sepse ka kohë që ka vënë interesat fitimprurëse, mbi interesat e vendit dhe të njerëzve që duhet të qeverisë.

Ndërkohë që deklaroni se nuk do ti bojkotoni zgjedhjet, jeni në shkelje të Kodit zgjedhor pasi nuk keni çuar emrat për komisionerët?

Ju siguroj që ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet dhe zgjedhjet pa ne nuk bëhen.

PS ka këmbëngulur që të zbardhet tragjedia Gërdecit, por edhe sot kjo kërkesë është përforcuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi i cili në cilësinë e kryetarit të KLD ka kërkuar që të analizohet deri në detaj e gjithë procedura që është ndjekur për të dënuar të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. A mendoni në fakt se është dhënë drejtësi për këtë ngjarje?

Gërdeci është një tragjedi për të cilën nuk mund të ketë drejtësi ashtu sikundër edhe për plot tragjedi të tjera, sepse në Gërdec janë vrarë 26 shqiptarë tërësisht të pafajshëm viktima të krimit dhe të korrupsionit shtetëror, por është varë një deputet i PS në një tjetër ditë që është një tjetër ditë e errët për drejtësinë. Është vrarë një kryetar komune i PS në një tjetër ditë që është një tjetër ditë e errët për drejtësinë. Njëkohësisht janë vrarë plot e plot shpresa dhe ëndrra të këtij populli përmes grabitjeve të këtij pushteti dhe drejtësi s’ka pasur dhe nuk mund të ketë dhe nuk do ketë përsa kohë ky regjim kusarie do jetë në fuqi. Që të ketë drejtësi duhet që vendi të qeveriset me drejtësi në radhën më të parë. Dhe pastaj institucionet të mund të funksionojnë drejtësisht. Në fund të fundit fytyra e një vendi, shprehja e mënyrës sesi jetohet në një vend, është qeveria dhe mënyra sesi ai vend qeveriset.

Në rast se vendi qeveriset nëpërmjet padrejtësisë si instrument përfitimi nuk ka si të ketë drejtësi në organet e drejtësisë. Në rast se kusaria është ulur në tryezën e qeverisë nuk ka sesi të ketë ndershmëri në bankat e drejtësisë. Është i gjithi një proces zinxhir.

E për këtë arsye ju e shihni të gjithë sesi Saliu kërkon me çdo kusht të gjunjëzojë Presidentin, kërkon me çdo kusht të gjunjëzojë Prokuroren e Përgjithshme, kërkon me çdo kusht të gjunjëzojë drejtorin e Shërbimit Informativ, për të gjunjëzuar përfundimisht të gjithë shtetin. Dhe për të lënë vetëm opozitën dhe atë që do mund të mbijetojë nga bota e medias në një proces që nuk ka asgjë të përbashkët me procesin demokratik. Kështu që unë nuk habitem pavarësisht se njësoj si ju dhe të gjithë shqiptarët hidhërohem kur shoh sesi degradojnë proceset në organet e drejtësisë dhe për më tepër pastaj proceset që lidhen drejtpërdrejtë me Saliun dhe me regjimin e tij, siç është procesi i Gërdecit.

a.b/NOA

KOMENTE