Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetimi i sulmit në Arizonë nxjerr në pah problemet e armëmbajtjes
English

Hetimi i sulmit në Arizonë nxjerr në pah problemet e armëmbajtjes

E mërkurë, 16 shkurt 2011, NOA- Hapja zjarr ndaj një anëtareje të Kongresit dhe vrasja e gjashtë vetëve në muajin janar në Arizonë e ka përqendruar përsëri vëmendjen tek çështja e rregullave të blerjes së armëve të zjarrit.

Një hetim i fshehtë i kohëve të fundit në atë shtet tregon se armët mund të blihen kollaj nga individë të dyshimtë. Megjithatë, kundërshtarët e kontrollit të armëve mbeten të palëkundur në idenë se kontrolli më i rreptë do të shkelte të drejtën kushtetuese që kanë amerikanët për të mbajtur armë.

Ekspozitat e armëve të zjarrit janë të zakonshme në gjithë Shtetet e Bashkuara. Ato mbahen rregullisht në çdo shtet, përfshirë Arizonën, ku një person i armatosur vrau gjashtë persona dhe plagosi rëndë një anëtare Kongresi dhe disa njerëz të tjerë në fillim të Janarit.

Pas asaj dite tragjike në Tuson, në njërin nga dy panairet e armëve në Arizona, Kryetari i Bashkisë i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg tha se një kamera e fshehtë kishte xhiruar një shkëmbim të paligjshëm për një rovole Glock nëntë milimetërshe, e njëjta armë e përdorur në përpjekjen për vrasje.

Shitësi e shiti armën, pasi i hodhi një vështrim shkarazi dokumentit të identifikimit.

Kryetari i Bashkisë Blumberg thotë se është shumë e thjeshtë për kriminelët, të droguarit dhe njerëzit me probleme mendore që të blejnë armë në Amerikë.

“Akoma mund të hysh në një panair armësh dhe të blesh një revole nëntë milimetërshe, po aq kollaj sa të blesh një hamburger në Mekdonalds”.

Zoti Blumberg tha se Nju Jorku pagoi 100 mijë dollarë për të financuar hetimin e ekspozitës së armëve. Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut Rei Kelli.

“Ky nuk është problem i ri. Ka kohë që ekziston. Ajo që është e re është nisma e kryetarit të Bashkisë për t’i dokumentuar këto mangësi së bashku me kryetarë të tjerë bashkie që mendojnë si ai, për t’i bërë peticion kongresit për këtë çështje”.

Por ligjvënësit amerikanë refuzojnë të miratojnë ligje më të rrepta për kontrollin e armëve. Në vitin 2004 ata lanë të skadonte masën për ndalimin e baterive të armëve të zjarrit si ato të përdorura në Arizona. Përkundrazi, një shumicë në Kongres mbështet kundërshtarët e kontrollit të armëve që besojnë se armëmbajtja private është një masë kushtetuese kundër një qeverie tiranike. Lerri Pret është kryetar i shoqatës Pronarët e Armëve të Amerikës.

“I kujtojmë qeverisë që pushteti është i kufizuar, që është krejtësisht synimi i Amendamentit të Dytë”.

I pyetur, për goditjen e viktimave të pafajshme, zoti Pret tha: “Gjërat e këqia që ndodhin me armët në duart e njerëzve privatë nuk janë asgjë krahasuar me atë që ndodh kur qeveria ka monopolin për armët e zjarrit”.

Kryetari i Bashkisë Blumberg dhe shumë mbrojtës të kontrollit të armëve nuk janë në favor të heqjes së garancisë kushtetuese për të mbajtur armë. Por kryetari i bashkisë shprehet se rregullat më të forta në panairet e armëve janë një ndryshim i vogël, i nevojshëm për të shpëtuar jetë të pafajshme. Lerri Pret kundërshton, duke thënë se çdo rregull nga ana e qeverisë për armët e zjarrit është një rrugë e rrezikshme që mund të çojë në tirani.

VOA/ NOA

KOMENTE